Kalaja e Ulqinit nominohet për
UNESCO, qeveria përgatit dosjen

Kalaja e Ulqinit nominohet për<br />UNESCO, qeveria përgatit dosjen
Kalaja e Ulqinit, kjo ndërtesë unike që daton që nga shekulli i 5-të, p.e.s. është shoqëruar me insistimin prej vitesh të një shoqate të quajtur “Kalaja” për t’u futur në listën e UNESCO-s.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar dosjen për realizimin e projektit të nominimit të kështjellave mbrojtëse venedikase nga shekulli 15-të dhe 16-të për regjistrimin në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO.

Një ndër këto kështjella është edhe Kalaja e Ulqinit, si zonë me rëndësi të veçantë. “Për regjistrim të kësaj kështjelle unike nga shekulli i 5 p.e.s. në listën e UNESCO-së tash shumë vite insiston Shoqata Kalaja.”, shprehet një nga drejtuesit e saj, duke shtuar se deri tani ka munguar përkrahja konkrete e Qeverisë së Malit të Zi dhe administratës lokale.

Kalaja e Ulqinit, e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, Mali i Zi. Është ndërtuar në siujdhesën e vogël në anën e djathtë të Gjirit të Ranës, i cili është pjesë e Detit Adriatik.

Është ndërtuar për të parën herë nga Ilirët, dëshmi e kësaj është muri ciklopik i cili gjendet në pjesën veriperëndimore të saj. Rreth kësaj kalaje është zhvilluar qyteti modern i Ulqinit. Kalaja ka qenë e restauruar shumë herë gjatë të kaluarës së saj, ndryshime të dukshme janë bërë nga Bizantinët, Venedikasit dhe Osmanët.

kalaja ulqinit


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor