FIER- Fermerët e zonës së Jagodinës në Roskovec kanë protestuar ditën e sotme, pasi kanë probleme me farën e prodhimit të domates ‘ozgan’. Domatja është mbjellë në 3 muajt e fundit dhe fermerët nuk kanë marrë prodhimin, dhe ai pak prodhim që kanë marrë është i kalbur.
Vetëm në këtë zinë janë rreth 15 fermerë të prekur nga ky fenomen, ndërsa theksojnë se prodhimi i kultivuar, nuk shitet as brenda vendit. Fermerët ndihen të braktisur nga shteti dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të bëhet rregullator në këtë situatë. Sipas tyre kontrolli i farërave duhet të jetë i rrepte, për të garantuar prodhimin.
‘Po bëj dy vjet që ka ngritur këtë serë, e kam marrë me kredi dhe me borxhe. Kam 15 mln borxhe, mi mori lekët mi mori në dorë të farishtës, deri tani sa po e vjel po e hedh poshtë. Kam hedhur 80 kuintal poshtë. Unë kam 3 mln ilaçe. Na kanë mashtruar. Që në fillim fidani ka ardhur me probleme, e sollëm deri në këtë, marrim domaten dhe të na dalin çyryke. Nuk kam shitur asnjë kokërr domate. Shteti të dalë të shohë fermerët.’- tha një fermere.
‘Kemi blerë tek Maksi nuk kishte forcën të ecte si bimë nuk kishte rrënjë, qysh në fillim dukej. Edhe prodhim nuk ka, domatja është e çarë. Nuk arrin që të skuqet fare, askush nuk është interesuar. Ajo domate nuk vlen për të ikur jashtë, nuk është as për tregun e brendshëm.’- tha një tjetër.
‘Duhet të na thoshin se kur mbillet fidani. Ne kemi punuar me agronomë, ne fajësojmë ato që na kanë dhënë fidanët edhe ministria e Bujqësisë të na dëgjojë, të vërë dorë shteti.Askush se merr këtë domate. Të vij ta shohë ministri Bujqësisë bujkun.’- u shpreh një fermer.
Ky fidan domateje me origjinë nga Turqia ka hyrë në Shqipëri përmes grosistëve të produkteve bujqësore, ndërsa fermerët thonë se e kanë blerë nëpër farmaci bujqësore. Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë dëmshpërblim dhe gjurmimin e këtij mashtrimi.
Mos flisni kot,farat e skaduara nuk mbijne fare.Sa per domaten e care e keni vete fajin.Nuk lihet domatja te piqet deri ne ate pike sa cahet,sepse eshte e mbi bere.S.d.q. mund t'a perpunoni,t'a beni salce,leng domateje,etj
PërgjigjuKeta plehra bujq i kane mbushur shqiptaret me hormone dhe domate te skuqura ne menyre artificiale me substanca qe hyjne kontarbande ne Shqiperi.Tani ankohen. Normal, leket e fituara me menyra kriminale keshtu do shkojne, per lesh.
Përgjigju