Kaliforni/ I burgosuri vret dy pedofilë: U bëra të gjithëve një nder

Kaliforni/ I burgosuri vret dy pedofilë: U bëra të gjithëve një nder

Foto ilustruese

Një i burgosur 41-vjeçar në Kaliforni vrau  dy të dënuar në paraburgim për pedofili dhe më pas e deklaroi me krenari veprën e tij në një letër publike. Vrasjet ndodhën këtë javë në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit të Substancave në Kaliforni në Corcoran. I burgosuri që bëri titujt kryesorë quhet Jonathan Ëatson, ndërsa dy viktimat e tij ishin David Bobb, 48 vjeç dhe Graham De Luis-Conti, 62.

Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm për sulme të rënda seksuale ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç, ndërsa Watson po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë. Rindërtimi i krimit që ndodhi në burg iu komunikua publikut drejtpërdrejt nga vrasësi Watson, përmes një letre që ai i dërgoi agjencive lokale të lajmeve.

Duke folur hapur për atë që ndodhi në burgun Corcoran, 41-vjeçari shpjegoi se i takoi dy pedofilët menjëherë pas transferimit të tyre në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit me Substancat. Të jetosh në atë burg në kontakt të ngushtë me Bobb dhe De Luis-Conti do ta kishte bërë atë të ndihej gjithnjë e më shumë në siklet, derisa të merrej vendimi: të vriteshin ata të dy. Watson atëherë pranon pa paturpësi në letër se ai i vrau të burgosurit duke përdorur shkopin e një të burgosuri tjetër. Autoritetet e burgut nuk do ta kishin vënë re fare rrahjen derisa vetë Watson ndaloi një roje burgu dhe rrëfeu atë që kishte bërë.

Dy të burgosurit ishin dërguar në spital me dëmtime të rënda në kokë, por Bobb vdiq gjatë transferimit në spital, ndërsa Luis-Conti u shpall i vdekur tre ditë pas sulmit.

Watson e përfundoi atë letër për agjencitë e lajmeve duke vënë në dukje " dobinë " e gjestit të tij për të gjithë komunitetin kalifornian: " Mendova se do t'u bëja të gjithëve një nder ".

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni h: 19/11/2021 18:20

    Hallall bravo kete meritojn te gjith keta te pabese

    Përgjigju
  • Agjenti: 19/11/2021 17:24

    Meriton ulje denimi

    Përgjigju
  • Aaaa: 02/10/2021 12:19

    I lumte dora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion