KALIFORNI - Një pilot ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë, pasi anija hapësinore turistike “Virxhin” u rrëzua në një shkretëtirë Kaliforni.. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane sipas të cilave, anija hapësinore e quajtur SpaceShipTwo, e parashikuar për turizëm, përjetoi atë që kompania “Virxhin” e cilësoi si një “anomali të rëndë”.

Në një deklaratë për mediat, “Virxhin Galactic” tha se "anija hapësinore pësoi një anomali të rëndë që rezultoi me humbjen e SpaceShipTëo".

Sipas Associated Press anija hapësinore shpërtheu pasi u la e lirë nga aeroplani bartës “ËhiteKngihtTëo” lirua nga një aeroplan që mbart ajo në një lartësi të madhe. Ndërkohë sipas autoriteteve amerikane, personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.