Kalifornia ende nën flakë! Zjrrëfikësit luftrojnë të shuajnë një ndër zjarret më mëdhenj në historinë e shtetit

Kalifornia ende nën flakë! Zjrrëfikësit luftrojnë të shuajnë një ndër zjarret më mëdhenj në historinë e shtetit

Përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve të jashtëzakonshme vijojnë në Kaliforni, në atë që konsiderohet si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.

Zjarri tashmë ka shkatërruar pothuajse të gjithë qytetin historik të Gold Rush të Greenville dhe autoritetet paralajmërojnë se mund të duhen javë për t'u kontrolluar.

Aktualisht janë 11 vatra zjarri në vend dhe ato kërcënojnë gati 14,000 banesa ndërsa deri tani janë djegur më shumë se 400 të tilla.

Tymi i dendur ka mbuluar pyjet piktoreske të Kalifornisë Veriore. Erërat nuk pritet të arrijnë shpejtësinë e ditëve të kaluara, por ato janë gjithsesi shqetësuese për zjarrfikësit që po punojnë në kushte të vështira për të mbrojtur mijëra shtëpi të kërcënuara nga flakët. Valët e të nxehtit dhe thatësira e lidhur me ndryshimet klimatike i kanë bërë zjarret më të vështira.

Punëtorët e ekipeve të shpëtimit po përgatiten për temperatura më të larta prej 38 gradë Celsius (100 F) në ditët në vijim, gjë që do vështirësojë ndjeshëm edhe procesin e shpëtimit.

Zjarri Dixie filloi më 13 korrik dhe që atëherë ka shkatërruar më shumë se 463,000 hektarë tokë.  Tre persona janë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?