Grupi i Visit të Pojës, i njohur ndryshe edhe si Elvis Doci, ka pësuar një tjetër goditje. Ai është shpallur në kërkim edhe nga Italia për trafik droge, ndërsa SPAK e kërkon ende për Operacionin Ura të zhvilluar më 21 maj të këtij viti. Me vendim të Gjykatës të Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie dhe gjatë ditës së sotme është zhvilluar një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë. Grupi i Visit të Pojës dyshohet se ka trafikuar 1.3 tonë kokainë në vitet 2020-2025.
Nga 24 masat e lëshuara, 10 prej tyre janë ekzekutuar në Breshia, ndërsa 3 të tjera në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK janë vënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme thotë se në Shqipëri ndodhen edhe 3 të tjerë, që bëjnë pjesë në grupin e personave të për të cilët gjykata e Breshias ka lëshuar masë. Përpos Visit të Pojës, Italia ka lëshuar masë sigurie edhe për Indrit Tafilin dhe Olgert Shqevin, dy nga njerëzit e besuar të Docit, me të cilët ai ka organizuar të gjithë trafikun e drogës jo vetëm në këtë rast, por edhe tek operacioni ura për të cilin janë po ashtu në kërkim.
Ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me grupin e Visit të Pojës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet i thanë Report Tv se Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs. Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vendeve për 21 persona nën hetim.
Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias, është rezultat i një pune hetimore pesëvjeçare, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane. Kanë qenë bisedat mes anëtarëve të grupit që kanë zbardhur aktivitetin e tyre kriminal, por edhe përgjime telefonike. 49 persona janë vënë në hetim në kuadër të këtij operacioni, 46 nga të cilët janë shqiptarë.
Si funksiononte grupi kriminal?
Sipas hetuesve, grupi me bazë operative në Shqipëri dhe me degëzime në Itali, dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut duke shfrytëzuar rrugë tregtare që kishin si destinacion portet e mëdha të Europës Veriore. Në krye, nga baza e tyre operative në Shqipëri, Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitete përmes bisedave në aplikacioneve të enkripatuara, që hetuesit ishin në gjendje t'i deshifronin falë bashkëpunimit ndërkombëtar.
Droga më pas transportohej drejt Italisë me kamionë, e fshehur brenda mjeteve të rënda. Pasi mbërrinte në Itali, ishin po anëtarët shqiptarë që më pas e shpërndanin në 6 baza logjistike të vendosura në territorin italian, që funksiononin si qendra të vërteta magazinimi dhe shpërndarjeje. Kryesisht grupi shqiptar i kishte bazat në dy provinca në Breshia, (Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; Palazzolo.
Nga këto qendra, përveç drogës, administrohej edhe qarkullimi i parave. Shumat e mëdha të parave të përftuara nga shitja e drogës ktheheshin te drejtuesit e organizatës përmes autobusëve në linjat Itali-Shqipëri.
Bashkëpunimi i kompanive të transportit që përmbushnin rregullat ishte thelbësor për organizatën. Midis atyre që janë nën hetim është Giuseppe Iorio. Hetuesit besojnë se 57-vjeçari, me origjinë nga Kampania, por që jeton në zonën e Bergamos, është administratori de facto i kompanisë së transportit që, në emër të Erion Kapidani, siguroi mbulim për aktivitetin kriminal. Si? Duke siguruar kamionët e përdorur për transportimin e drogës dhe duke organizuar udhëtimet mbuluese. Megjithatë, hetuesit pretendojnë se ai nuk ishte në dijeni të detajeve të ngarkesave që po transportoheshin: Iorio u vu në arrest shtëpiak, i akuzuar për përfshirje të jashtme në organizatë.
Lidhjet me Sacra Corona Unita
Pjesë të tjera të organizatës përfaqësoheshin nga baza puliane, e menaxhuar nga Altin Shehaj dhe Vincenzo Bruno, përkatësisht me bazë në provincat e Leçes dhe Brindisit.
Çfarë u sekuestrua?
Gjatë hetimit, autoritetet kanë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro. Janë duke u kryer mbi 35 kontrolle në të gjithë Italinë.
Arlin Buzali
Donald Cala
Gazmend Ferhati
Elton Gjegja
Adriatik Hasa
Erion Kapidani
Oltion Lala
Asti Llupi
Denis Myftiu
Altin Shehaj
Gazmend Shehu
Bledin Doci
Elvis Doci ( i njohur edhe si Visi i Pojës)
Juljan Hyka
Eduart Leba
Gentian Shaba
Ogert ShqevI
Denis Tafili
Indrit Tafili
Klodian Vata
Grupi i trafikut të drogës së Visit të Pojës, i njohur ndryshe edhe si Elvis Doci është goditur sërish nga Italia. Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie, nga të cilat 21 arrest me burg dhe 3 arrest shtëpie. Mes emrave dallon edhe ai i Visit të Pojës, i cili është ende në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Visi i Pojës tashmë kërkohet edhe nga Italia për trafikun e 3.5 tonë kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë. Ai dyshohet se është koka e grupit që ka organizuar të gjithë skemën dhe garantonte trafikun e drogës
Në këtë operacion dalin në skemë edhe të tjerë emra nga operacioni ura. Gjykata e Breshias ka lëshuar masën arrest me burg edhe për Indrit Tafilin, i cili njihet si krahu i djathtë i Visit të Pojës. Në operacionin Ura rezulton se Tafili kishte rol kryesor në trafikun e drogës. Ai ishte bashkëfinancues i grupit, si dhe të marrësit në dorëzim të drogës dhe më pas shpërndarjen e saj dhe shitjen në tregun europian.
Ndërkohë, edhe Orget Shqevi që kërkohet nga Italia për trafikun e 3.5 tonë kokaine rezulton në kërkim edhe nga SPAK për operacionin Ura. Shqevi ishte personi që mblidhte shumat e parave nga të përfshirët në trafikimin apo shitjen e lëndëve narkotike dhe transportin më pas të parave nga Italia drejt Shqipërisë.
Grupi i Visit të Pojës përdor të njëjtën skemë si tek operacioni ura. Paratë që fitohen nga aktiviteti kriminal, kthehen përmes autobusëve në Shqipëri.

Mediat italiane kanë zbardhur skemën e funksionimit të klanit shqiptar që përgjatë 5 viteve të fundit trafikoi të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa arresti për grupin Elvis Doçit i njohur ndryshe si Visi i Pojës, përfshirë edhe për atë vetë si drejtues i grupit. 10 prej masave të lëshuara nga gjykata italiane u ekzekutuan në Breshia, ndërsa 3 të tjera në Shqipëri.
Hetimet, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2025 nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Breshias dhe Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar, rindërtuan strukturën piramidale të organizatës kriminale. Në krye, nga baza e tyre operative në Shqipëri, Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitete përmes bisedave në aplikacioneve të enkripatuara, që hetuesit ishin në gjendje t'i deshifronin falë bashkëpunimit ndërkombëtar.
Rrjeti kishte gjashtë baza logjistike në territorin italian: tre në provincën e Brescias (Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; Palazzolo
Droga, e importuar nga Amerika e Jugut dhe e transportuar nëpërmjet rrugëve tregtare në portet e Evropës Veriore, u transportua në Itali e fshehur brenda automjeteve të rënda. Bashkëpunimi i kompanive të transportit që përmbushnin rregullat ishte thelbësor për organizatën. Midis atyre që janë nën hetim është Giuseppe Iorio. Hetuesit besojnë se 57-vjeçari, me origjinë nga Kampania, por që jeton në zonën e Bergamos, është administratori de facto i kompanisë së transportit që, në emër të Erion Kapidani, siguroi mbulim për aktivitetin kriminal. Si? Duke siguruar kamionët e përdorur për transportimin e drogës dhe duke organizuar udhëtimet mbuluese. Megjithatë, hetuesit pretendojnë se ai nuk ishte në dijeni të detajeve të ngarkesave që po transportoheshin: Iorio u vu në arrest shtëpiak, i akuzuar për përfshirje të jashtme në organizatë.
Lidhjet me Sacra Corona Unita
Pjesë të tjera të organizatës përfaqësoheshin nga baza puliane, e menaxhuar nga Altin Shehaj dhe Vincenzo Bruno, përkatësisht me bazë në provincat e Leçes dhe Brindisit.

Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës
Report Tv sjell emrat e 24 personave, të cilët për 21 prej tyre Gjykata e Breshias ka caktuar masën arrest në burg, ndërsa për 3 të tjerët ka caktuar masën arrest në shtëpi, si anëtarë të një klani që ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë.
Masa arrest në burg është caktuar për Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert ShqevI, Denis Tafili, Indrit Tafili dhe Klodian Vata.
Ndërsa masa arrëst në shtëpi është lëshuar nga gjykata italiane për Giuseppe Iorio, Erald Salla dhe Enkeleid Tirjaku.
10 prej masave të lëshuara nga Gjykata e Breshias janë ekzekutuar, 3 prej të cilave në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK në vendin tonë u kapën Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme thotë se në Shqipëri ndodhen edhe 3 të tjerë, që bëjnë pjesë në grupin e personave të për të cilët gjykata e Breshias ka lëshuar masë.

Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.
Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet i thanë Report Tv se Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.
Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.
Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar në Breshia, ku u godit një klan shqiptar i trafikut të drogës. Në pamje shihen edhe kontrollet me qen antidrogë. Ndërsa droga dallohet e paketuar me logon e ‘Rolls Royce’, një makinë luksoze britanike.

Report Tv ka siguruar foton e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirje në grupin e organizuar kriminal të goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.
Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dyshohet se gjatë periudhës që ka kryer veprat penale, të ketë qenë pjesë e skuadrës së Operacionales.

Igli Haxhiaj
Në kuadër të operacionit të përbashkët me Italinë, SPAK ka arrestuar edhe oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema. Ai dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Të njëjtat burime i thanë Report Tv se oficeri i Antiterrorit është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Prej disa kohësh mësohet se kishte nisur një kurs.
Gjatë kohës që ka kryer veprën penale, Haxhiaj ka qenë pjesë e forcave Operacionale.
Komente












qenka dhe vjehri i lan ballshit ne liste
PërgjigjuI merr te keqe komunizmit, ti dhe gjithe ju qe pergojoni. Pa tre prova te VERTETUARA nuk kish prokurori e gjukates te merret vendim arrestimi. Beni publike dosje e asaj kohe, jo intervistato e sterrniperve per persekutimet e tyre. Sot edhe hajdute e asaj kohe dalin te persekutuar politike. "... Vodha se do ja te demtonja rendi ekonomik te asaj kohe."Ndaj lulezon vjedhje dhe korrupsion I sot.
Përgjigjupo e gjithe struktura policore qenka e korryptuar ketu ne shqiperi o kryeminister kot jeni te gjithe po bota keshtu e ka policine.
Përgjigjunje polic i korruptuar eshte turpi me i madh dhe gjeja me e urryeshme. Figura e policit i cili eshte ne sherbim te komunitetit kur thyen besimin e dhene eshte shume e trishte.
PërgjigjuO Geri "se i ka dal emri ke pergjimet duke fol me telefona te kriptu dhe kur zberthehen del emri i zotris" nuk besoj se duhet ndonje gjykate speciale per ta vertetu,"edhe se ato ken fol me ato telefona per hallet e shpise dhe per shnetin e kalamojve"
Po ku e di ti mer shok qe eshte i korruptuar. I linçuat njerezit pa gjyq me keq se ne komunizem. Pasi ta shpalle gjykata te fajshem po, ke te drejte. Por tani gjynaf me perfol njerez se i shkaterrohet jeta. Kane femije, familjey prinder. Mund te ishe ti ne ate pozicion, i akuzuar dhe ndaluar por i pa gjykuar.