Në konferencën e sotme për mediat kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal tek propozimi i qeverisë për një projekt ligj për kalimin e pronave publike tek privatët, të formalizuar dje në Kuvend. Basha e denoncoi si një përpjekje të radhës korruptive për grabitjen e pronave publike për përfitim të disa oligarkëve të qeverisë.
Miratimi i djeshëm me votë, njësoj si miratimi i amnistisë para disa javësh, vetëm sa nxjerr zbuluar se as Edi Rama dhe as qeveria e tij jo vetë, që nuk janë serioz, por nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që është e pakorruptuar. Larg prej kësaj, ata vazhdojnë dhe në këto muaj të fundit të mandatit të tyre qeverisës të zhvasin, të shpërdorojnë, të tjetërsojnë çdo pasuri publike dhe taksat e shqiptarëve.
Ky është Edi Rama, kjo është e vërteta e luftës Kundër Korrupsionit të shpalllura me tam tame disa javë më parë. Fakti është që asgjë nuk mundet dhe nuk do ta devijojë rrugën 11 vjeçare të korruptuar të kësaj qeverie, përveç nje përpjekje të përbashkët për ta larguar me votë në zgjedhjet e ardhme parlamentare dhe një përpjekje të vazhdueshme për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave aty ku askush s’ju bën dot derman, as Edi Rama, as oligarkët, këdo që abuzon me paratë dhe me pasuritë e shqiptarëve. Kjo është çështja kryesore ku doja të vendosja theksin dhe vëmendjen sot., thotë Basha.
Basha thotë se i është vënë syri nga elementë non-grata Insitutit Albanologjik në qendër të Tiranës për të bërë ndërtime.
‘Indiciet fillestare tregojnë se interesat e personave të shpallur non-grata për korruptim zgjedhjesh i kanë vënë sytë Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës. Megjithatë ne po bëjmë analizën e plotë. Në momentin e parë që do kemi diçka përtej dyshimit do ta çojmë në SPAK’, tha Basha.
Sa i përket protestës tek teatrit, Basha thotë se PD i mbështeti që në fillim dhe nuk ka përgjegjësi për atë që ndodhi më pas, por duhet gjetur përgjegjësia tek kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës.
‘Premisë e gabuar. PD ka mbështetur që në fillim protesta te teatri. Të kërkosh te PD përgjegjësi për shembjen e teatri është naivitet në rastin më të keq ligësi’, thekson kryedemokrati.
Nga ana tjetër, Basha u kujtua nga gazetarët për 7-vjetorin e marrëveshjes me Ramën në 2017, para zgjedhjeve parlamentare. Basha thotë se ata që sot flasin kundër e përshëndetën atëherë në mënyrë frenetike.
‘Kjo është një çështje që mund ti rikthehemi sa herë të doni. Ju kujtoj të hapni arkivat dhe të shikoni përshëndetjet frenetike të atyre që sot sulmojnë se nuk ishin në listën e deputetëve. Është më mirë të fokusohemi në sfidat e sotme dhe në objektivin e përbashkët të largojmë këtë qeveri të korruptuar’, shton ai.
Basha thotë se ka diferencë mes trekëndëshin Rama-Berisha-Meta, pasi i qëndron si forcë politike një axhende reformuese.
‘Produkti i kësaj politike 34-vjeçare jeni dhe ju. Ajo që bën diferencë është qëndrimi dhe rekordet. Sot qëndrojmë me një axhendë reformuese për të lënë pas një politikë 34-vjeçare. Shqipëria vuan sot pasojat e një politike të personalizuar. Është personalizimi i gjithçkaje, i institucioneve shtetërore, debatit publik. Është kjo kulturë politike që e trajton Shqipërinë si çifligun e tyre. Në rekordin tim persona të PD qëndrojnë përpjekje të vazhdueshme për ta shkëputur Shqipërinë nga kjo politikë ciklike.
Dy janë shtyllat transparenca dhe fundi i pandëshkueshmërisë. Kemi arritur të vendosim standarde që politika të jetë biznes. Kemi propozuar vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit të deputetëve. PD ka një koncept të konsoliduar ndryshe për vendin. Më diferencon mua me këdo që ka pasur përgjegjësi për këtë vend. Asnjë prej tyre nuk përbën më zgjidhje për Shqipërinë. Me hapat që kemi hedhur kemi treguar që jemi në shërbim të interesit publik’, thekson Basha.
Sakaq, Basha komenton edhe Metën duke thënë se bën si i djathtë dhe demokrat për ti marrë votat demokratëve dhe për t’ja çuar Edi Ramës.
Duke u ndalur tek propozimet e tij për vettingun e politikanëve apo reformën zgjedhore i ka pasur vite më parë dhe jo kur u përça PD-ja.
‘Është e lehtë të arrish në konkluzione bazuar në fushë vështrimi subjektiv. Vettingun e politikanëve e kemi propozuar që në 2016. Kemi prej vitesh që propozojmë reformën zgjedhore. PD ka qëndruar koherente dhe nuk ka ndryshuar kurs, për ndërtimin e një shteti. Duhet të kemi votë në Kuvend për të ndryshuar. Gjithë synimi ynë është që sot shqiptarëve tu shpalosim një platformë të besueshme’, shprehet Basha.
Së fundmi kryedemokrati jep edhe një koment për megaoperacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë e shteti në disa qytete të vendit.
‘Operacioni është në vijim. Mbështesim pa rezervë të gjithë veprimet e BKH dhe SPAK. Krimi i organizuar është problem për vendin. Nuk do ishte në këto nivele nëse nuk do ishte në bashkëpunim me qeverinë. Është përgjegjësi politike dhe dhjetëfishimin e krimit të organizuar’, komentoi Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka flour sot për ligjin që kalon pronat publike tek privati dhe që u miratua dje në Kuvend me votat e mazhorancës.
Basha e quajti këtë si një ligj të porositur nga oligarkët që duan të marrin pronat publike dhe një prej tyre që synojnë është Instituti Albanologjik i Tiranës. Sipas tij, kjo është një nga mijëra pronat që po synohet përmes këtij ligji.
“Indiciet fillestare të marra përmes denoncimeve që vijnë në Partinë Demokratike, tregojnë se interesat e personave të shpallur non grata për arsye të krimit të organizuar dhe influencimit dhe korruptimit të zgjedhjeve, i kanë vënë sytë Institutit Albanologjik të Tiranës. Kjo është një nga mijëra pronat që bie nën këtë ligj dhe që po synohet përmes këtij ligji. Megjithatë ne, bashkë me departamentin Anti-Korrupsion, me departamentin tonë juridik po bëjmë analizën e plotë. E sigurt të jetë që në momentin e parë që të kemi diçka si me thënë është përtej dyshimit, këtë do ta bëjmë publike dhe do ta çojmë aty ku duhet çuar në SPAK” – tha Basha në konferencën për mediat.
Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën me gazetarët tregoi se ku dallon nga trekëndëshi siç e quan ai Rama-Berisha-Meta. Ai ka shigjetuar sërish presidentin e Partisë së Lirisë, duke thënë se tani bën si demokrat për të marrë votat e demokratëve që t'ia çojë Edi Ramës.
‘Duhet të diferenconi mes dikujt që ka patur mandat si president dhe kryeministër ndaj meje. Ajo që na bashkon këtu është se kemi bërë përpjekje tona për të pasur një sens ndryshe reflektimi. Kjo qasje na çon te barazia e votës, jo te manipulime të vogla me gjendjen civile, të vota dhe numërimi elektronik. Janë veprat tona dhe jo fjalët që na diferencojnë bardhe e zi me ata që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, me lista të mbyllura, si një pronë të përbashkët të një grupi oligarkësh. Një Shqipëri që nuk ndryshon, varfërohet, zvogëlohet.
Tani ka qëllim të bëjë si demokrat i mbaruar që ti marri votat e demokratëve ti çojë tek Edi Ramës. Kanë frikë të tmerrshme nga ora e llogarisë. Ka dhe forca të reja që kërkojnë ndryshim rrënjësor’, vijoi më tej Basha.