Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, Vokshi: Akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese

Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, Vokshi: Akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese

1555586114_albvanavokshikonference.jpg

Deputetja e zgjedhur e PD-së , Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin e Teatrit Kombëtar.

Me një postim në Facebook, Vokshi e konsideron vendimin 'akt poshtërues' për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e  fundit rrëzoi vendimin e qeverisë në vitin 2020, që e kalonte pronësinë e truallit të ish-godinës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranë.

Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, "të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme".

"Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare. Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.  PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.  Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin. Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!", thotë Vokshi.


Lajmi kryesor:

Qeveria merr vendimin, trualli i Teatrit Kombëtar i kalon bashkisë së Tiranës: I ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja