Fotoja e kalimit të Ronaldos nga Reali i Madridit tek Juventusi e postuar në Instagram ka marrë më shumë se 11 milionë pëlqime duke u bërë fotoja e katërt më e pëlqyer e të gjitha kohërave në rrjetin social.
(Postimi i Ronaldos në Instagram)
Gjithë ky popullaritet, nuk ka shkuar pa u vënë re nga ana e tifozevë italianë të cilët kanë vendosur ta përdorin për marketing. Shtëpia e klubit italian të Napolit ka nxjerrë në shitje letra higjenike me fytyrën e Ronaldos në të. Sipas mediave italiane, kjo letër e veçantë ka thyer gjithashtu rekordin e shitjeve në qytet.
(Letra higjenike me fytyrën e Ronaldos në të)
Skuadra e Napolit përfundoi e dyta në Seria A sezonin e kaluar, katër pikë prapa kampionëve të Juventusit - të cilët kanë fituar kampionatin për shtatë sezonet e fundit.