TURQI-Turqia është shprehur kritike ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit kompanitë në Bashkimin Evropian mund t'u ndalojnë të punësuarve që të mbajnë veshur simbole fetare ose politike.
Në vendimin e gjykatës, përfshihej edhe shamia islamike, e cila është një prej simboleve fetare më të përhapura të myslimanizmit.
"Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi shaminë e kokës vetëm se do të forcojë trendet anti-myslimane dhe ksenofobike", ka shkuruar në Tëitter, Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas vendimit të gjykatës, ndalimi i simboleve politike dhe fetare duhej të bazohej në rregulloren e brendshme të çdo kompanie, e cila kërkon nga të punësuarit e saj që të vishen në mënyrë neutrale.
Ky është vendimi i parë i gjykatës për përdorimin e shamisë islanmike në vendin e punës për shtetet Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër, vetëm një muaj më parë, Turqia ndryshoi rregullat e saj ushtarake, duke u lejaur grave të cilat janë pjesë e ushtrisë, mbajtjen e saj.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com