FIER-Policia godet një tjetër rast të shitjes së drogës të koduar "Cakrani" duke sekuestruar 57 kg kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak duke arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë; N. D. 61 vjeç dhe J. D. 47 vjeç, të dy banues në Cakran, ndërsa në kërkim janë shpallur M. D. 38 vjeç dhe D.D. 24 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".