Policia e Podgoricës ka ngritur kallëzim penal kundër 28 vjeçarit, Luka Vukojeviç nga Podgorica, i dyshuar për komentimin që u botua në portalin “Vijesti”, që kërcënon sigurinë e kryeministrit Milo Gjukanoviç. I dyshuari Vukojeviç, në komentin e tij shkruante se “do të sakrifikohej për popullin, dhe do ta vriste kryeministrin", transmeton Anadolu Agency.
Siç bëhet e ditur nga policia e Podgoricës, komenti Vukojeviç, në të cilën ai deklaroi se do të vriste kryeministrin, ishte botuar me artikullin "Mesazh borgjezisë".
"Do të sakrifikohem për kombin. Mbani mend se çfarë ju them. Do të më njihni me emër dhe mbiemër. Do ta vras kryeministrin. Kjo do t'i japë fund jetës sime, por edhe 20 vjet burg. Të paktën të bëjë diçka për fëmijët e mi, me që zgjedhjet nuk ndihmojnë. Shpresoj se dikush pas vdekjes të më ndërtojë një monument. Nuk mundem më", shkroi Vukojeviç në komentin e tij.
Nga policia bëjnë të ditur se në fushatën për identifikimin dhe gjetjen e të dyshuarit nga Podgorica, ishin përfshirë edhe zyrtarë të Qendrës për Siguri (Centar Bjezbednosnti CB) të Podgoricës dhe departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Rreth ngjarjes është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e shtetit në Podgoricë, ku pretendohet se konstatoi se veprimet e Vukojeviç përmbajnë elemente të krimit", njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi.
Pasi që Vukojeviç kishte përdorur llogarinë për të postuar komente, ai u identifikua shpejt. Të premten në mbrëmje, u arrestua në Qendrën e Sigurisë në Podgoricë, ku ai u mor në pyetje. Pas deklaratës, i dyshuari Vukojeviç është liruar.
/Shqiptarja.com