FIER- Pas përfundimit të kontrollit nga auditi në kompaninë “Albpetrol”, është përgatitur kallëzim penal për ish-administratorin e kësaj kompanie. Ferdinand Murati akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje, dhe do të kallëzohet penalisht në prokurorinë e Fierit nga administrata e “Albpetrol”.
 
Nga auditimi ka rezultuar se ka pasur shkelje dhe abuzime në zbatimin e kontratave.

Prokuroria e Fierit pritet të marrë dosjen në shqyrtim të hënën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)