'Kallëzim për fshehje pasurie', PD tre kërkesa për SPAK: Në 2 vite zvarriten hetimet për Ervin Bushatin

'Kallëzim për fshehje pasurie', PD tre kërkesa për SPAK: Në 2 vite zvarriten hetimet për Ervin Bushatin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas letrës për kryeprokurorin Olsian Çela, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreu të SPAK, Arben Krajës për ecurinë e hetimeve për Kallëzimin që PD ka bërë dy vite më parë për fshehje pasurie nga deputeti i PS, Ervin Bushati, njëherazi dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë.

Në letrën e tij Gazment Bardhi kërkon nga Kraja arsyet e zvarritjes së këtij hetimi dhe kalon në akuzat se drejtësia është e paaftë për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.

'Bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të tij, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë. Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet”, thuhet në letrën e dërguar Drejtuesit të SPAK-ut nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ish-deputeti Gazment Bardhi kërkon nga SPAK, informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin, datën e regjistrimit të çështjes dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot, si dhe informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.

Letra e plotë e Gazmend Bardhit drejtuar kreut të SPAK, Arben Kraja

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal, ndaj shtetasit Ervin Bushati, me funksion “deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.

Gjatë gjithë periudhës së deklarimit 2014-2018, deputeti Ervin Bushati, rezulton se nuk ka deklaruar 7 pasuri të paluajtshme në emër të tij, duke bërë deklarim të rremë të pasurisë, nëpërmjet mospasqyrtimit në Deklaratat e Pasurisë. Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017. 
2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014. 
4. Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016. 
5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016. 
6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014. 
7. Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Më datë 30.06.2020, pas një kërkese për informacion nga ana jonë, njoftohemi se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi ka regjistruar çështjen penale nr. 2524, datë 01.04.2019, ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

 Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite nga depozitimi i kallëzimit nga ana jonë, dhe rreth 6 muaj që çështja i është përcjell për hetim SPAK, ende organi i prokurorisë nuk ka përfunduar hetimet dhe nuk ka marrë të pandehur deputetin Ervin Bushati për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.

Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet.

Duke qenë se në cilësinë e kallëzuesit nuk kemi asnjë informacion në lidhje me gjendjen e këtij procedimi penal, dhe faktit se ka kaluar një kohë e gjatë nga fillimi i hetimeve, në mbështetje të nenit 110 të K.Pr.Penale, ku parashikohet se: “Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, të paraqesin memorie dhe kërkesa me shkrim.

KËRKOJMË:
1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal, lidhur me kallëzimin Nr. 13118 të vitit 2018 kundër shtetasit Ervin Bushati, të dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
2. Datën në të cilën kjo çështje është regjistruar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe veprimet hetimore që janë kryer nga ai moment e deri më sot nga ana juaj.
3. Informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje, e cila nuk paraqet asnjë kompleksitet që dikton vonesën 2 vjeçare për të përfunduar hetimet nga ana e organit të prokurorisë.

Kerkesat drejtuar SPAK nga PD
 

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TORE B.: 08/11/2020 13:08

    O Gazi farfalla jote dhe marmida ime jane per tjeter pune jo per politike por te mendojme njehere a ja vlen te shkojme je Ura e Zaranikes se aty kemi dhe Bashen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar