TIRANË- 1 vit nga kërkesa për të hetuar 2 kryebashkiakët e PS, të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Mark Babanin e Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailaj të Mallakastrës, Partia Demokratike i është drejtuar kryeprokurorit Olsian Cela për t'i kërkuar informacion se deri ku kanë arritur verifikimet për të kaluarën e Babanit dhe Ismailajt.
"Kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme: “ Informacion të detajuar për të gjitha veprimet administrative që janë kryer deri në këtë moment për shqyrtimin e kërkesës për verifikimin e figurës së shtetasve Mark Babani dhe Qerim Ismailaj. Informacion mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës 1 vjeçare. Përmbylljen e procesit të verifikimit dhe një reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje", thuhet në dokument.
Sipas PD prokuroria ka zvarritur procesin e verifikimit të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe Mallakastës, dhe për këtë PD cilëson si përgjegjës kryesor kryeprokurorin Olsian Cela. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi akuzoi Çelën se po pengon zbatimin e dekriminalizimit.
“Me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit", vijon dokumenti.
Për Mark Babanin PD pretendon se ka të shkuar kriminale në Itali ku ka përdorur emër tjetër, ndërsa Qerim Ismailaj sipas selisë blu ka qenë i dënuar në Greqi.
Më herët Partia Demokratike ka kallëzuar dhe kryebashkiakun e sapo zgjedhur të shkodrës Valdrin Pjetrin për të shkuar kriminale dhe atë të Vorës Agim Kajmakun, të cilët u vunë nën hetim nga prokuroria. Partia Demokratike kërkoi shkarkim edhe për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe Kastriot Gurrës të Librazhdit pasi pretendonte se prekeshin nga ligji i dekriminalizimit, por KQZ refuzoi kërkesën e tyre.
Letra e PD-së drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06