Kallëzimi i parë penal për zgjedhjet e 30 qershorit/ Kandidati i BD për Kurbinin: Janë shtuar vota, kemi disa CD (VIDEO)

Është regjistruar kallëzimi i parë penal për parregullsitë e procesit zgjedhor të 30 qershorit. Ka qenë kandidati i Bindjes Demokratike për Kurbinin, Edmon Piroli ai që kërkon verfikimin e procesit, duke hedhur dyshimet se është dyfishuar numri i votuesve të paraqitur fizikisht në qendrat e Votimit.

Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër".

"Në 76 qendrat e votimit të Kurbinit janë dyfishuar numri i votuesve që janë paraqitur fizikisht për të votuar, nga 4370 në 7996. Ne kemi grumbulluar provat e nevojshme dhe kemi bërë kallëzim penal në prokuori. Kemi kërkuar administrimin e kamerave në disa qendra votimi. Kemi në dispozicion edhe disa CD që do ia paraqesim prokurorisë për 6 raste, ku kemi paraqitur listën për personat që rezultojnë se kanë ‘votuar’ por që nuk kanë qenë prezent në qendrat e votimit pasi rezultojnë të jenë jashtë territorit të Shqipërisë. Tek qendrat 911-911/1 janë shtuar vota dhe për këtë janë provat filmike të shkollë ‘Besnik Syka’ Mamurras. Kemi kërkuar që të pyeten familjarët e disa punonjësve, si edukatore. Prokurorisë i kërkojmë që të sekuestrojë kamerat e qendrave të votimit dhe të pyesë qyetetarët dhe punonjës të bashkisë të cilët kanë kërcënuar njerëz të skemës ekonomike."- tha kandidati i BD, Edmond Piroli.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Ndërkohë Bindja Demokratike pretendon se nuk kanë votuar më shumë se 4 mijë përsona në Kurbin dhe jo qa sa janë gjetur në kutitë e votimit që janë mbi 8 mijë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lapi: 03/07/2019 18:11

    Po me te vertete te ishte mbushur mendja more mavri se do te fitosh?!!! Po lere ate muhabet se nuk qullos gje me babale&co ore mik. Ik nej ndonje çokez plazh se ke nevoje.

    Përgjigju
  • xreport: 03/07/2019 13:08

    e paska kap semundja e babales hahahah

    Përgjigju
    • Filip Piroli: 03/07/2019 13:42

      Po' keto te PS dhe tabelen e shumezimit nuk e di vajmedeti per keto kelysht e Enverit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni