TIRANE-SPAK ka marrë sot në pyetje tre zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve që u bë për shkak të koronavirusit, për të cilin Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Olta Xhaçkën. Sot janë pyetur nga prokurorët e SPAK-ut në lidhje me procedurën e ndjekur tre anëtarët e vlerësimit të ofertave, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se bazuar te burimet nga SPAK, në listë për t'u pyetur janë edhe 6 zyrtarë të tjerë dhe javën e ardhshme do të vendoset për pyetjen e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, nëse do të verifikohen elementë nga hetimi që duhet pyetur si person epror i kallëzuar apo person që ka dijeni.
Në datë 5 prill Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve. PD akuzon ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve.
SPAK po heton prokurimet e bëra nga ministria e Mbrojtjes si dhe po verifikon denoncimet e bëra publike për tenderat me klasifikim sekret të bëra nga ministria e Shëndetësisë.
O Rahman rri jashte dhe nja 10 vjet, kur te ta rregulloje KM Vloren atehere di fusin brenda banden
PërgjigjuPo banden E Bashes Berishes dhe Metes kur di fusni brenda
Përgjigju