Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte se shtetasi me iniciale K.M ka bërë kallëzim në komisariatin numër 1 për dhunë të ushtruar ndaj tij.
Sipas bluve K.M pretendon se kjo dhunë me një grusht në fytyrë i është ushtruar nga kreu aktual i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj.
Pas këtij kallëzimi ka reaguar vetë Demiraj në një dalje për mediat, ku shprehet se ai s;ka pasur asnjë konflikt me shtetasin K.M që rezulton nipi i ish kreut të Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj por me vete Alaudinin.
“Incidenti është me ish-kryetarin që nuk lejoi që të dalë nga ambientet. Çfarë mund të dojë një shofer gjykate, nipi i ish-kryetarit i larguar nga puna në ambientet e kryesekretarisë dhe në ambientet e gjykatës. Ai nuk e la. Aty prezent, në hollin e një ambienti klubi kanë qenë edhe 7-8 gjyqtarë që po pinin kafe. Ai tha se ‘Nuk e largon dot ti nipin” por qytetari nuk ka tentuar që të përdori dhunë fizike” tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO