Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre

Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar në Prokurorinë e Tiranës.

Prej disa kohësh Federata Shqiptare e Futbollit është në proces civil në Gjykatën e Tiranës pasi i janë bllokuar llogaritë nga përmbarimi. E pikërisht në këtë proces rezulton se janë zbuluar një sërë transfertash të paligjshme që Federata i kë bërë klubit të futbollit “Tirana” edhe pse në fakt llogaritë e këtij klubi janë të bllokuar për efekt të borxheve.

Por këto urdhra sekuestroje nga zyrat e Përmbarimit nuk e kanë penguar aspak FSHF-në dhe Armand Dukën të kryejë transferta për llogari të klubit të Tiranës përmes personave të tretë. Në këtë dokument është transferta 30 mijë euro që Armand Duka dhe vartësi i tij Ilir Shulku kanë firmosur duke i kaluar nga llogaria e Federatës Shqiptare të Futbollit, tek një shtetas anglez, që klubi i Tiranës i kishte detyrim. Pra Duka u kthye në personin që po lante borxhet e Tiranës duke anashkaluar derdhjen e parave në llogarinë zyrtare të klubit, që i ka të sekuestruara.

Dokumenti i tranfertës së kryer

Sipas dokumentit të siguruar nga ReportTv rezulton se klubi “Tirana”përveç borxheve ndaj të tretëve, i është debitore edhe Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, në vlerën e 108 milion lekëve. Referuar Kodit Penal në rast se drejtësia shqiptare do të gjejë fajtor Armand Dukën për këto dy vepra penale, dënimet janë nga gjobë deri në 10 vite burgim.

Aktualisht Federate Shqiptare e Futbollit ka hyrë ne proces rizgjedhjesh për Presidentin, ku Duka rikandidon për një mandat të 6. Ndaj Armand Dukës nuk kanë munguar akuzat publike nga Bashkia e Tiranës, që është aksionere e klubit Tirana. Bashkia ka angazhuar një grup juristësh vendas e të huaj për të bërë gati shkeljet dhe korrupsionin 20-vjeçar të Dukës në një dosje që do t’i shkojë FBI-së, DEA-s, SPAK dhe agjencive të tjera ligjzbatuese shqiptare e ndërkombëtare, për shitje ndeshjesh, baste të paracaktuara, shpenzime të pajustifikuara të familjes Duka, apo edhe shpërdorimin e 2.1 milion euro dhënë nga UEFA për klubet shqiptare.

Për situatën e krijuar për zgjedhjet në FSHF, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. 

“Është për të ardhur keq politizohet skajshmën edhe futbolli, nuk është hera e parë që kemi përpjekje të ethshme e brutale për të ndërhyrë në zgjedhje që duhet të jenë të qeta e transparentë të këtij institucioni. Edhe pse nuk merremi me futboll të gjithë e ndjekim atë në familjet shqiptare. Dënoj cdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrësesi nën presion.” u shpreh Meta.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Nga ana tjetër, FSHF sot ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor. FSHF thotë se ka ndërhyrje dhe i është bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Prokuroria nisi hetimet për kreun e FSHF-së, Tatimet inspektim në bizneset e familjes Duka

 

Inspektorët e Hetimit Tatimor kanë shkuar në ambientet e kompanisë së vezëve "aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka. Në kompani po ushtrohen kontrollet

Ora 11:22
Dokumenti/ Si e ndihmonte FSHF Klubin Tirana t'i shmangej detyrimeve tatimore! 108 mln lekë borxh Drejtorisë së Tatimeve

1599650289_ArmandDukazgjidhetPresidentiFSHFperheretepeste1.jpg

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është kallëzuar në Prokurori nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Report Tv ka zbuluar se një ndër shkeljet e gjetura nga krimi ekonomik është edhe fakfi se Federata Shqiptare e Futbollit i transferonte vlerat monetare klubit të Tiranës individëve edhe pse ishte në dijeni të një borxhi që Tirana i kishte Tatimeve. Klubi i Futbollit Tiranë i kishte mbi 108 milionë lekë borxhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Klubi i kishte llogaritë e bllokuara. Por FSHF shmangte rrugën zyrtare të kalimit të parave duke përdorur llogari të individëve, dhe në këtë mënyrë bëhej e pamundur edhe marrja e parave që Tirana i kishte tatimeve.

 

 

Dokumenti që tregon borxhin që Klubi Tirana i ka Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë
K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2022 03:58

    Do te ishte mire qe bashkia e Tiranes si aksionere e KF.Tirana te vinte ne praktike nje /hostile takeover/ te FSHF.Kjo metode zakonisht perdoret nga nje kompani kunder tjetres,por edhe ne kete rast mund te perdoret.Erioni nese mbledh aksionere mjaftueshem te FSHF qe ndajne te njejtin mendim si bashkia,me vote ne nje mbledhje aksioneresh mund t'a heqin Duken me force.

    Përgjigju
  • Endri: 24/01/2022 15:58

    Te kete ardhur koha qe keta hajduter te pergjigjen?! Ishalla

    Përgjigju
  • Paul: 24/01/2022 14:52

    Ishallah e arrestoni kete maskara. ....

    Përgjigju
  • luan: 24/01/2022 12:15

    Armando Duka,ashtu si Berisha apo Metaj eshte mesuar prej 20 vjetesh te shijoje fronin e kryetarit te federates dhe avantazhet,kryesisht pasurure,qe i jep ky post,duke u kthyer ne nje Car mafioz ne fushen e sportit,i pakontrolluar dhe i papermbajtshem.Njelloj si Berisha me Meten ,ne vend qe te mbledhe mendjen dhe pasi eshte bere miliarder,ne saje te postit dhe jo te meritave te tij "te jashterzakoneshme" me prona,makina te shtrenjta, me llogari bankare te fryra teper,me dyer te hapura gjithandej e ndere qe i jane bere e i behen pa kursim e te terhiqej te shijonte gjithe miliardat e fituara,vazhdoi pa e care fare per kritikat qe i jane bere qe te manipuloje zgjedhjet e te perdore makinacionet e tija te zakoneshme,derisa sic duket kupa u mbush e ka filluar te derdhet.Keshtuqe te presim e te shohim gjykimin e ndeshkimin e tij! Me ne fund erdhi koha e rrezimit te tij nga froni,sepse te vjen per te vjelle kur e sheh te kapardisur e te paturp,qe as skuqet e as zverdhet kur del ne TV,megjithese demet sidomos ne futboll prej tij jane te konsiderueshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'