Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës. Pasho u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. 

Gjykata së pari e dënoi me 11 vjet burg Stiljan Pashon por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit. Gjatë procesit gjyqsor Pasho nuk ka pranuar akuzat.

Rasti i ish-shefit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai favorizoi hapur Lorenco Likën që të transportonte 26 kg kanabis drejt Greqisë. Pasho jo vetëm që nuk lejoi punonjësit e tjerë të policisë që të ushtronin kontroll ndaj makinës së mbushur me kanabis, por që të sigurohej për kalimin e drogës hipi në të njëjtën makinë me trafikantin derisa e kaloi në territorin grek. Më pas, vetë Pasho u kthye në territorin shqiptar në këmbë. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do kapte vlerën  75.000 - 117.000 euro.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë