Kaloi kufirin, arrestohet ushtari amerikan në Korenë e Veriut! Pentagoni: Kaloi me dashje dhe pa autorizim

Kaloi kufirin, arrestohet ushtari amerikan në Korenë e Veriut! Pentagoni: Kaloi me dashje dhe pa autorizim

Zona që ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut

Një amerikan po mbahet në paraburgim në Korenë e Veriut, pasi ka kaluar kufirin nga Koreja e Jugut pa miratim, gjatë një turneu. Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një ushtar amerikan, i cili ka kaluar kufirin nga Koreja e Jugut pa autorizim.

Ushtari po merrte pjesë në një turne në Zonën e Përbashkët të Sigurisë, në fshatin kufitar në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, ku ushtarët nga të dyja palët qëndrojnë roje. Por ushtari amerikan, për të cilat mediat thonë se është Travis King, është larguar nga grupi dhe është futur në Korenë e Jugut.

Një dëshmitar i cili ishte pjesë e të njëjtit grup turne tregoi për CBS se ushtari qeshi përpara se të vraponte drejt kufirit së Koresë.

“Në fillim mendova se ishte një shaka e keqe, por kur nuk u kthye, kuptova se nuk ishte shaka”, thotë dëshmitari.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i Mbrojtjes kanë thënë se gjatë turneut ai kaloi kufirin "me dashje, me vullnetin e tij" , por nuk thanë se u largua.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet nga Departamenti i Mbrojtjes se një pjesëtar i shërbimit amerikan me dashje dhe pa autorizim ka kaluar kufirin në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK),” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller tha se ishte e qartë se ushtari kishte kaluar kufirin "me dashje me vullnetin e tij", por nuk tha nëse ky ishte një dezertim.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J Austin thotë se departamenti i tij po monitoron nga afër dhe po heton situatën. Ai shtoi se po punojnë për të njoftuar të afërmit e ushtarit.

"Unë jam absolutisht i shqetësuar për mirëqenien e trupës sonë," thotë Austin.

Focat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti. Në këto stërvitje kanë marrë pjesë edhe avionmbajtësit dhe bombarduesit e rëndë. Avionët amerikanë duke fluturuar mbi Gadishullin Korean. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Po ashtu, muajin e kaluar në stërvitje mori pjesë edhe një nëndetëse bërthamore amerikane. Në prill, liderët jugkoreanë dhe amerikanë u pajtuan që një nëndetëse bërthamore amerikane do të lundronte në ujërat e Koresë së Jugut për herë të parë që nga vitet ’80. Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryer vazhdimisht testime të armëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike