Kaloi vettingun/ Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Pogradecit

Drejtuesi i Prokurorisë së rrethit të Pogradecit, Sotir Kllapi ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas seancës dëgjimore në datë 8 maj, ku u njoh me dosjen e tij sot vendosi konfirmimin.

Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Prokurori mori raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Drejtuesi i Prokurorisë së rrethit të Pogradecit, Sotir Kllapi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK