Kalonin mallra kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, 2 të arrestuar pas operacionit të SPAK! 2 doganierë shpallen në kërkim

Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi janë arrestuar pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës. Sipas SPAK, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy doganierët, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

‘Me datë 15.04.2022, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në kuadër të Proçedimit Penal Nr 23 të vitit 2022, pranë Prokurorisë Se Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u be finalizimi i Operacionit "Porti", duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Muhamet Kasëmi, i datelindjes 31.12.1963, banues në Vlore, dhe shtetasit Skënder Fatmir Kasëmi, i datëlindjes 04.10.1990, banues në Vlorë, të cilët dyshohet në bashkëpunim njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Republikës Se Shqipërisë produkte kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve Aurel Nebiu Nebiu, i datelindjes 01.12.1976. banues në Vlorë, dhe Mustafa Lame Meçaj. i datelindjes 04.01.1958,banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në kembim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë Materialet i kaluan Prokurorisë Së PoSacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar per kryerjen veprimeve të metejshme për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera". "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë publike”, parashikuar nga nen 244/2/259/2 të Kodit Penal.’- njofton SPAK.

Vetëm pak ditë më parë, SPAK zbarkoi në doganën e Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie, mes tyre edhe drejtori, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie