Ryshfet 500 € për të kaluar qytetarë drejt BE, masë sigurie për 8 efektivë të Rinasit, 1 prej tyre kërkim! U zbuluan pas arrestimit të Eneo Sulejmanajt (VIDEO)

TIRANË- Një skemë korrupsioni është goditur në radhët e policisë kufitare, ku AMP ka ekzekutuar masat për 7 efektivë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Për 3 nga efektivët është caktuar masa arrest në shtëpi, 4 detyrim paraqitjeje dhe 8 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Ndërsa masë sigurie arrest në burg i është komunikuar edhe ish-kreut të Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë. Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin drejt vendeve të BE qytetarë të deportuar apo me probleme të tjera kundrejt ryshfetit nga 50 deri në 500 euro.

Rreth 200 persona dyshohet se kanë kaluar në kundërshtim në kundërshtim me ligjin,  duke i lejuar ata të udhëtojnë pavarëisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, persona të kthyer kthyer në Shqipëri, të mitur të papajisur me deklerata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera.

Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 policiët Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi. Ndërkohë, detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Ndaj 8 efektivëve rëndon akuza për veprën penale "shpërdorim detyre", ndërsa Sulejmanajt i shtohet edhe një akuzë e re, "korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Si u zbulua skema?

E gjithë skema e korrupsionit në Rinas u zbardh pas zbërthimit të tabulateve telefonike të Eneo Sulejmanajt, njoftoi sot Prokuroria e Tiranës, 4 qershor 2024. Pasi u arrestua nën akuzën “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, u zbulua skema përmes veprime proaktive të drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj pas bisedave që Sulemanaj kishte me efektivin Briken Tereziu (në kërkim).

Ryshfet 50 deri në 500 euro për kalimin e qytetarëve

Veprimtaria kriminale dyshohet se është kryer nga marsi 2023 deri në mars 2024. Sulejmanaj kishte në zotërim një agjenci “Bus Albania”, që priste bileta avioni dhe përmes kontakteve që kishte me efektivin Tereziu kanë arritur që të realizojnë skemën e korrupsionit.

Sulemanaj priste biletat e avionit përmes agjencisë së tij dhe i dërgonte efektivit Tereziu të dhënat e personave që prisnin bileta në agjencinë “Bus Albania”. Efektivi kërkonte të dhëna rreth tyre në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Më pas, efektivi Terziu njoftonte ish-kreun e Transportit Ndërqytetës për problematikat që kishin personat që prisnin biletat.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose punonjësve të tjerë të policisë, u jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe ryshfetit që duhej të jepnin në këmbim që të lejoheshin për të udhëtuar. 

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat që nuk u lejohej kalimi drejt vendeve të BE, efektivi u jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohej edhe vlera e ryshfetit në këmbim të lejimit të kalimit. Vlera varionte nga 50 euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Ministri Balla: Vetëpastrim në radhët e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti operacionin, duke thënë se po vijohet me vetëpastrimin në radhët e Policisë së Shtetit.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Balla.

Masat e sigurisë
Në kërkim: Inspektor Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”
Arrest në burg: Eneo Sulejamanaj, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. (Ne qeli)
Arrest shtëpie
Inspektor Sokol Xhika, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 
Inspektor Ermal Mesi, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Aris Drini, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Detyrim Paraqitje
Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)Njoftimi i Prokurorisë 

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve