Tiranë, kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Polici e qëllon! Arrestohen dhe 2 pasagjerët! Një tjetër në kërkim

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Enea Sulejmani është kapur duke transportuar 1 kg kokainë me makinë. Eno Sulejmani ishte bashkë me dy të rinj të tjerë në makinë, dhe kishin në plan të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, në Tiranë, por plani nuk u shkoi ashtu siç duhej.

Antidroga e Tiranës ka ndërhyrë pas informacioneve se një makinë, tip "Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë, po transportonte drogë. Shoferi i mjetit, Sulejmani, në tentativë për tu larguar ka tentuar të shtypte me makinë indietro tre agjentët e antidrogës. Burime për Report Tv  bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

Vetëm një plumb ka qitur nga arma e tij e shërbimit dhe plumbi ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, duke e kapur Sulejmanin në kofshë. Ai është dërguar më pas në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake që ka mundur të kryej Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbërriti mbrëmë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, nuk rezulton që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Në makinë ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eno Sulejmani dhe dy pasagjerët janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.  

Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës. Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje.

Në lidhje me ngjarjen Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale. Balla shprehet se efektivi i Policisë së Shtetit ka zbatuar ligjin dhe "duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO".

Të arrestuar
1- Enea Sulejmani - Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës
2- Shkëlqim Ostreni
3- Igli Begaj
Në kërkim M.H

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Tirane/ Kreu i 'Transportit' Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tenton të shtypë 3 agjentë të antidrogës! Një i katërt në kërkim! AMP hap kamerat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po heton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme kur Kreu i shoqatës së Transporteve Ndërqytetës, Eneo Sulejmani në tentativë për tu larguar goditi me makinë 3 agjentët e antidrogës. Për tu vetëmbrojtur njrëi prej efektivëve qëlloi.

AMP thotë se po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedurale përfshirë këqyrjen dhe analizimin e pamjeve filmike të vendit të ngjarjes, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e proporcionalitetit të veprimeve policore, nëse ato kanë qenë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Veç të arrestuarve Eno Sulejmani, Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj në kërkim është edhe një shtetas me inicialet M. H.

"Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë kryerjes së veprimeve policore, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar, punonjësit e Policisë u kanë bërë disa herë thirrje personave të dyshuar të ndalonin tentativat për t'u larguar dhe në kushtet kur drejtuesi i mjetit nuk është bindur, duke kryer manovra me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë, është përdorur armë zjarri për neutralizmin e mjetit.

Për shkak të veprimeve intensive të punonjësve të Policisë si dhe lëvizjeve të çrregullta të automjetit, predha e armës, ka shpuar pjesën e derës së drejtuesit të automjetit, dhe si rezultat është plagosur shtetasi E.S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E.S., SH.O., I.B., si edhe u shpall në kerkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë" thuhet ne njoftimin e AMP-se.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 11:46
PAMJET/ Grupi hetimor mbledh provat, ‘përplasja’ e trafikantit të kokainës me agjentët e antidrogës ‘ngre në këmbë’ policinë

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Tiranë, ku u arrestua Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani dhe dy të rinjtë që ishin në makinë me të, pasi u kapën duke transportuar 1 kg kokainë.

Për shkak se Sulejmani tentoi të shtypë me makinë tre agjentët e antidrog2ës, ndërsa një polic e qëlloi në kushtet e vetëmbrojtjes.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, madje edhe vetë drejtoi i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Siç shihet edhe në këtë pamje grupi hetimor po mbledh provat.

Ora 10:25
Operacioni antidrogë, polici qëlloi për vetëmbrojtje me 1 plumb! Depërtoi nga dera e makinës dhe kapi në kofshë kreun e 'Transportit' Ndërqytetës

1711099787_eneosulejmani.jpg

Eneo Sulejmani dhe shenja e plumbit në makinë

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell detaje të reja nga operacioni antidrogë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë, për fshirë këtu edhe Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, do të shkëmbenin drogë në rrugën “Mihal Duri”, aty ku edhe u arrestuan.

Eneo Sulejmani ka tentuar që të largohet dhe ka përplasur makinën e 3 agjentëve të antidrogës, duke u rrezikuar jetën.

Efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme. 1 plumb i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanin në kofshë.

Ora 10:10
Dalin FOTOT, kush janë tre të arrestuarit që u kapën me 1 kg kokainë! Tentuan të shtypin policët

Report Tv ka siguruar fotot e 3 personave të arrestuar në Tiranë, pas operacionit anti-drogë, ku kreu i Shoqatës së Transportit ndërqytetës u kap me 1 kg kokainë në makinë. Ky i fundit në përpjekje për t’u, ka përplasur makinën e 3 agjentëve të antidrogës.

Në pranga kanë Eneo Sulejmanaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, si edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç.

1711097991_55.jpg

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë