Pa marrë parasysh se Çelsi barazoi me Fulhamin dhe aktualisht zë vendin e gjashtë me katër pikë më pak se Arsenali i vendit të tretë, Salomon Kalu nuk i humb shpresat se skuadra e tij mund ta mbyllë edicionin në vendin e tretë, ghë e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Edhe pse Çelsi ndodhet pas dy rivalëve londinezë në renditje, Kalu beson se skuadra e "blues" ka forcë për ta mbyllur kampionatin para Totenhemit dhe madje edhe para Arsenalit.
“Duhet ta harrojmë sa më parë ndeshjen kundër Fulhamit dhe të vazhdojmë me ngulmim më tutje, pasi ende kemi gjasa për të arritur vendin e tretë. Të gjithë besojmë se ky është një mision i mundur dhe do të bëjmë çmos që ta mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kalu.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com