Këngëtarja e njohur kosovare Kaltrina Selimi ka përgënjeshtruar zërat për një ndarje të saj nga bashkëshorti aktual Dritoni.

Këto thashetheme kanë qarkulluar në media për shkak të lidhjes në distancë të çiftit, pasi Kaltrina jeton në Kosovë ndërsa Dritoni në Londër.

kaltrina selimi  

Megjithatë këngëtarja bukuroshe është prononcuar për mediat kosovare duke i hedhur poshtë këto aludime.

“Unë vazhdoj të jem e lumtur me Dritonin dhe këto që thuhen për jetën time private mund të jenë vetëm shpifje pa asnjë të vërtetë.

Kaltrina selimi

Vazhdoj të jem bashkë me Dritonin, edhe pse ai jeton në Londër ndërsa unë në Kosovë, dashuria jonë funksionon dhe vazhdon të jetë shumë e fortë.

I hedh poshtë të gjitha thashethemet që bëhen për jetën time private”,-ka theksuar Selimi.

Ndërkohë ajo është duke punuar për të publikuar klipin më të ri me titull “Nuk t’a fal”, i cili pritet të vijë së shpejti për fansat e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)