Kaluan 67 kg drogë drejt
Greqisë, arrestohen 3 persona

Kaluan 67 kg drogë drejt<br />Greqisë, arrestohen 3 persona
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Igumenicë të Greqisë pasi tentuan kaluan 67 kg lëndë narkotike nga Shqipëria.

Sipas policisë ky ishte rezultat i një operacioni të përbashkët antidrogë zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës në Greqi.

Në pranga kanë rënë personat me inicialet: B.K, 25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë, L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Ninat Bashkia Konispol dhe A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre u bën ë vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës, ndërsa kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithsej 66 kilogramë Cannabis Sativa.

droga igumenice
   (Lënd anarkotike e sekuestruar në Igumenicë)


Njoftimi i plotë i policisë:
 Sarandë-Igumenicë

Operacion i përbashkët antidrogë, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi.

Sekuestrohen 67 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë nga policia e Igumenicës, 3 shtetas shqiptarë që transportonin lëndën narkotike.

Kapja e tyre në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës.

Operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.

Policia e Livadhjasë më datë 23.09.2017 rreth orës 00:23 , ka konstatuar tre persona të ngarkuar me çanta që po lëviznin në drejtim të Konispolit në sektorin e Piramdave 67 – 68 .

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekie të tre personave.

Ndërkohë është njoftuar menjëherë Policina e Igumenicës Greqi, në lidhje me situaten ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edge nga errësira po kalonin për në territorin grek.

Policia e Igumenicës ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës policia ka kapur tre shtetasit se bashku me lëndën narkotike dhe konkretisht:

-B.K, 25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.

Ky shtetas ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës dhe në momentin e arrestimit nga policia, gjatë kontollit fizik iu gjet 978 grame lëndë narkotike.

L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Ninat Bashkia Konispol .

A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë .


Këta dy shtetas ishin bashkë , dhe kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithësej 66 kilogramë Cannabis Sativa.

Pas finalizimit të operacionit të përbashket, rreth orës 07:30 të mëngjezit drejtuesi i operacionit i Policisë së Igumenicës ka telefonuar dhe falenderuar drejtuesin e operacionit të Policisë Kufitare, duke i konfirmuar se kapja e këtyre tre shtetasve nga ana e policisë greke u arrit fal bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale të dhënë nga ana e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës.

droga igumenice
    (Lënd anarkotike e sekuestruar në Igumenicë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin