Kaluan mallra kontrabandë, 7 të
arrestuar në doganën e Morinit

KUKËS - Bashkë me tre doganierë të Kukësit, një tregtari mallrash, për akuzën e kontrabandës së mallrave janë arrestuar dhe 2 punonjës policie

Arrestimi i tyre u krye pasi në datë 26.12.2013, rreth orës 16:00 shwrbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Morin - Kukës, furgonin tip “Wolksvagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse dhe që janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Ministria e Brendshme deklaroi sot se të arrestuarit janë:
Mal Hamdi Shahu, 45 vjeç, lindur e banues në Bardhoc të Kukësit, me detyrë doganier në doganën e Morinit
Nadir Destan Shahu, 36 vjeç, lindur e banues në Bardhoc e banues në Kukës, drejtues i mjetit të me mallrat kontrabandë,
Izmir Mehdi Cengu, 58 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë doganier pranë doganës së Morinit
Xhevit Ismail Veseli, 45 vjeç, lindur e banues në Kukësi, me detyrë jurist i doganës së Morinit
Inspektor Eduart Nuri Matmuja, 38 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë
Inspektor Fitim Agni Kordi, 31 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. 

Fillimisht është arrestuar doganieri Mal Hamdi Shahu dhe drejtuesi i mjetit me mallra kontrabandë, i afërm i doganierit, Nadir Shahu. Ata akuzohen pë r“Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Transport mallrash kontrabandë”.

Pas sekuestrimit të mallrave u arrestua dhe  Izmir Cengu edhe ky doganier i Morinit si dhe Xhevit Veseli juristi i doganës.

"Të dy këta persona kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për furgonin tip “Wolksvagen” të drejtuar nga Nadir Shahu dhe që transportonte mallra kontrabandë."- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Hetime lidhur me këtë rast janë kryer edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përfundim të të cilave në mëngjesin e datës 27.12.2013 janë bërë dhe arrestimi i 2 kontrollorëve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, K/Inspektor Eduart Matmuja dhe Inspektor Fitim Agni Kordi.

"Ndaj tyre ekzistojnë dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i KP. Vazhdojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale."- deklaron Ministria e Brendshme.


ARRESTIMI MBREMJEN E DJESHME
Siç bën të ditur policia, ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 22:45 dhe në pranga kanë rënë doganierët: Mal Shahu, Xhevit Veseli dhe Izmir Cengu, të tre nga 45 vjeç.

Në pranga ka rënë edhe Nadir Shahu, 37 vjeç, tregtar mallrash. Tashmë të katër akuzohen me të njëjtën akuzë për "kontrabandë mallrash". 

Në çastin e arrestimit, doganierët Mal Shahu dhe Xhevit Veseli gjendeshin në detyrë, ndërsa Izmir Cengu e kishte përfunduar orarin e punës. 

Policia ia ka kaluar materialet hetimore në prokurorinë e rrethit për hetime të mëtejshme.


LAJMI U PERDITESUA

Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti