Phil Foden dhe Mason Greenwood janë përjashtuar nga kombëtarja e Anglisë dhe rrezikojnë të dënohen pasi të shtunën në mbrëmje thyen rregullat e COVID-19. Dy futbollistët shfaqeshin në një video në ‘snapchat’, duke kaluar natën me një vajzë të panjohur.
Përjashtimin e dy futbollistëve e ka konfirmuar edhe trajneri Southgate, i cili mbi të tjera u dha minuta atyre në fitoren 0-1 kundër Islandës pak ditë më parë. Për Foden dhe Grenëood ishte edhe ndeshja debutuese me kombëtaren e ‘Tre luanëve’.
“Fatkeqësisht sot në mëngjes më tërhoqi vëmendjen lajmi se dy çuna kanë thyer rregullat e koronavirusit. Në kemi vendosur që ata të mos kenë kontakte me pjesën tjetër të skuadrës,”- u shpreh Southgate.

Komente

