Pas lajmit të publikuar në Report Tv, mëngjesin e sotëm, se dy këshilltarë të opozitës i janë bashkuar Partisë Socialiste, ka ardhur reagimi nga vetë protagonistet. Në një prononcim për Report Tv, dy këshilltarët Alketa Gjoni dhe Enola Qato nga Balli Kombëtar, kanë thënë se shpresojnë se në PS do të arrijnë të gjejnë vetveten.
Vendosa të kaloj tek PS se e shoh si forcë më të sigurtë. Këtu e gjej vetveten dhe shpresoj ta gjej në këtë formë.
Këshilltarja e Ballit Kombëtar
Janë zonja me vlera, do ndihen të vlerësuara. Ato do ndihen si në shtëpinë e tyre. Do përmirësojmë ngarkesën e secilit.
Alket Hyseni, deputet i PS