Përtej asaj çfarë shohim në ekran, janë njerëz të thjeshtë si ne që në një moment apo në një tjetër kanë pasur edhe vështirësi ekonomike. Nëse deri më sot keni menduar se janë gjatë gjithë kohës të veshura firmato dhe të kuruara, e keni pasur gabim.
Njëra prej tyre, Fiori Dardha ka rrëfyer se ka blerë edhe rroba të përdorura. Teksa një prej ndjekësve e ka pyetur në rrjetin social Instagram se ku i gjen gjithë ato rroba, Fiori është përgjgjur me modesti.
Foto e publikuar nga moderatorja Fiori Dardha
“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butikë me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re,”- ka shkruar moderatorja në Instagram.