Një 34-vjeçar, i identifikuar nga policia si Amarild Muka, banues në Kamëz, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas policisë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, gjatë kontrollit në banesën e Mukas, në rrugën “Bulevardin Blu“ në Kamëz, në tavan u gjet një pistoletë me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator) .

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një shtetas për veprën penale "Armëmbajtje pa leje ".

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Më datë 09.11.2017, rreth orës ora 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Amarild Muka, 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi rreth orës 18:30, në rrugën “Bulevardin Blu“ Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator) .

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com