Politikani 55-vjecar, Boris Nemtsov, u qëllua 4 herë në një sulm të ashtuquajtur me “motive politike”, pranë një kompleksi historik të quajtur Kremlin në Moskë.
Nemtsov ishte me modelen 23-vjecare ukrainiane Anna Duritskaya, e cila nuk u lëndua nga atentati fatal. Kryetari i opozitës ruse ishte një nga kritikët më të egër të Vladimir Putin dhe kishte organizuar një protestë kundër këtij të fundit ditën pasuese.
Disa orë para vdekjes, Boris Nemtsov ndëshkoi teknikat e ashpra luftarake të Putin-it dhe e akuzoi se po e fuste Rusinë në krizë.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, kryetari i opozitës kishte shprehur në një intervistë, frikën se Vladimir Putin mund ta vriste. Babai i katër fëmijëve, Nemtsov u vra nga persona që qëndronin brenda një makine të bardhë.
Putin ka reaguar dhe e ka ndëshkuar vrasjen, duke e quajtur “vrasje me kontratë”. Pra pohon që vrasja është politike, por distancon veten nga ngjarja.
Ndërkohë qindra njerëz kanë marshuar bashkë me trupin e pajetë të viktimës, me qirinj dhe lule në duar.
David Cameron ka reaguar gjithashtu duke e ndëshkuar publikisht vrasjen makabre.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com