Gashi është një këngëtar me origjinë shqiptare që ka arritur të ketë një sukses ndërkombëtar. Por pavarsisht suksesit të madh, këngëtari është shfaqur shumë paranoik në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku shkruan se ka frikë nga vdekja.
"Jam nervoz...Një gjë prej të cilës kam frikë është vdes dhe të mos arrij potencialin tim të plotë si një njeri në Tokë… Dua shumë që të publikoj 10 albume… të fitoj një Grammy (shpresoj)… Lutem që të jem në një kopertinë të GQ ose Vogue dhe të njihem për stilin tim (Lutem)… dhe pas gjithë kësaj të nis të bëj filma… me shpresë një ditë të martohem dhe të kem fëmijë… Asgjë nuk të premtohet, e gjitha që mund të bëj është të përpiqem çdo ditë… përveç gjithë këtyre gjërave…
I bëra prindërit e mi krenarë këtë vit dhe dua të vazhdoj ta bëjë këtë gjë… Ndihmova shumë familje dhe miq.Gjithashtu dua të vazhdoj të ndihmoj njerëzit në botë dhe të jap sa më shumë… U bëra xhaxha këtë vit… Tani mund të jem xhaxhai i pasur dhe i suksesshëm, të cilin unë s’e pata kurrë…Dua të shkoj në turne pasi të nxjerr albumin dhe t’i bëj njerëzit në shfaqjet e mia, të ndihen pa asnjë shqetësim. Faleminderit që më mbështetët dhe më ndihmuat të jem më afër ëndrrave të mia,"- shkruan Gashi krahas fotos së tij.
Por ndërkohë që të gjithë komentuesit kanë filluar ta mbështesin dhe i urojnë që t’i realizojë të gjitha qëllimet e tij në jetë, Gashi ka ndryshuar përshkrimin e tij krah fotos. “Shumë afër, ndjej një ndryshim që po vjen,”- shkruan tani reperi.
Hashoja paska bërë efektin e tij perfundimisht ne trurin e ketij.
Përgjigju