Ne duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë pastaj të mendojmë për një datë për integrimin në BE. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sigurisë në Mynih kur u pyet për procesin e integrimit.
“Unë mendoj, pikë së pari, që nuk duhet të mendojmë asnjë datë, nuk duhet të mbajmë data në mendje, sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, çdo gjë ishte e caktuar, por nusja nuk erdhi kurrë.
Na erdhi vetëm një letër që ishte raporti i progesit, ku thuhej iu dashurojmë, por vazhdoni të punoni sepse nuk jemi ende gati të flasim. Asnjë datë. Nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjmë me ne. Asnjë nxitim. Negociatat janë transferimi më produktiv, i jashtëzakonshëm i njohurive që një vend mund të marrë për t’u shndërruar me institucione funksionale. Nuk duhet të nxitojmë, duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë. T’i bëjmë vendet tona njësoj si vendet anëtare.
Nuk mendoj se mënyra sesi procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Ashtu siç është konceptuar, është ose asgjë, ose gjithçka. Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës sesi kjo marrëdhënie do të zhvillohet, diçka e cila duhet të jetë midis, gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë për këdo, që do të ishte katastrofë nëse Evropa do të ishte si është sot. Janë 27, dhe mezi vendosin, imagjinoni tani të hyjnë edhe 6 nga Ballkani", tha Rama.
Lajmi kryesor: