Athina, pengesë për në BE? Ironia e Ramës: Jo, i dua miqtë grekë, s'erdha në Mynih për t'i shqetësuar! Më ndjekin kudo, më dëgjojnë tonin e zërit

Athina, pengesë për në BE? Ironia e Ramës: Jo, i dua miqtë grekë, s'erdha në Mynih për t'i shqetësuar! Më ndjekin kudo, më dëgjojnë tonin e zërit

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, tha se Ballkani Perëndimor është brenda hartës së BE, por mungon integrimi me organet e tjera të trupit të familjes europiane.

Teksa ka nënvizuar se Shqipëria u "mbajt peng" për shkak të mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, e quajti këtë një veprim antievropian të një vendi të BE, që nxit nacionalizma të panevojshme. Nisur nga kjo Rama theksoi  se shpreson që vendi jonë të shkëputet nga vendi fqinj në rrugën e integrimit.

Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë”, theksoi ai.

I pyetur nëse mendon se Greqia do të jetë pengesë për rrugën e integrimit, kryeministri u shpreh se nuk ka shkuar në Mynih për të shqetësuar miqtë grekë, por nga ana tjetër nuk kurseu as ironinë.

"Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata djekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo.Në asnjë mënyrë nuk na vini dot në konflikt me Greqinë."

Vendet e Ballkanit Perëndimor në radhë të parë detyrat duhet t’i bëjnë për vete, për të qenë njëlloj si vendet e tjera të BE, pastaj të kërkojnë një datë për integrimin, nënvizoi kreu i qeverisë më tej.

Në Mynih, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me përfaqësues të BE, me zyrtarët e lartë të shtetit gjerman. Një takim special pati edhe me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton duke e quajtur miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës. Konferenca e sigurisë është takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë që ka mbledhur dhjetëra krerë shtetesh. Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Rama: BE të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë NATO u forcua, nuk u dobësua

1708198301_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Mynih ka deklaruar se pavarësisht deklaratave të tij së fundmi, aleanca e NATO-s u forcua kur kandidati për president Donald Trump, ishte në Shtëpinë e Bardhë. 

Sipas Ramës, nuk ka për të patur sulme, por Evropa pavarësisht kësaj, duhet të rrisë investimet në siguri dhe këtë duhet ta bëjë për vete.

“Dua të jem këtu në pozitën për të dëgjuar këto deklarata të cilat natyrisht bëhen nga Ambasada e SHBA, kur ne nuk shkojmë mirë mes nesh. U bëj thirrje republikanëve dhe demokratëve të punojnë dhe të bëjnë më të mirën për kombin dhe popullin amerikan, sepse kjo është ajo që do na thonit ne. Tani që ata ngjajnë si ne, është mirë që t’u kujtojmë se janë më mirë sesa kaq”, tha Rama.

“Thënë kjo, nuk do ta mbidramatizoja, Mali i Zi nuk do sulmohej, pasi kushdo që do të sulmonte Malin e Zi, do shikonte se është më mirë të rrinte në plazh se të vriste malazezët. Është një vend ku do të argëtohesh e të kalosh mirë, jo të bësh sulme. Seriozisht, përtej mbidramës, nuk ndihem mirë kur shoh aleatët e mëdhenj, që janë të alarmuar se po vjen diçka”, u shpreh Rama.

“Vendet anëtare të BE duhet të rrisin shpenzimet, jo se po vjen dikush në shtëpinë e bardhë, por sepse apo për shkak të Evropës dhe për hir të atyre. Nëse më kujtohet mirë, përpara 2016, ishte i njëjti diskutim. Ishte Trump, që tha se NATO është e vjetëruar dhe pati diskutime. Por faktet tregojnë se me Trump në Shtëpinë e Bardhë, NATO u forcua, nuk u dobësua”, vijoi Rama.

“Ajo që u konfirmuar si objektiv më parë, mbeti i tillë. Nëse sot, mbrojtja evropiane, është më e fortë, apo është bërë më e fortë, kjo ka të bëjë me trysninë amerikane. Ka qenë dëshmitarë i saj, për të rritur shpenzimet. Politika është politikë, zgjedhjet janë zgjedhje. Ka një mbiballkanizim të politikës dhe në SHBA. Donald Trump është Trump dhe ditën kur zgjedhjet mbarojnë, SHBA i kthehen punës së tyre. Nuk e shoh si tragjedi, është demokracia amerikane ajo që vendos. Të mendosh që do vijë ndonjë rrezik nga SHBA, kjo nënkupton se duhet vërtetë një ekspres”, nënvizoi Rama.

Ora 20:09
Sulmi në Veri të Kosovës, Rama: Serbia e ka prishur punën ditën që shpalli zi për autorët

1708197068_rama.jpg

Nga Mynihu kryeministri Edi Rama tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gaboi kur shpalli gjendje zie për sulmin që ndodhi në Banjskë.

“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, sidomos nga ana jonë. Pra nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen, sepse askush sinqerisht s’na ka detyruar që të vendosim se ku të pozicionohemi. Shqiptarët veçanërisht s’kanë patur shansin të zgjedhin për shekujt të tërë dhe ditën e parë që mundën të bërtisnin atë që donin, thanë “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, ky ishte slogani”, tha Rama.

“Jo, tani duam Evropën si Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Ne kemi zgjedhur. Për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë, në qoftë se dikush tjetër, bënë gjëra që të cilat sigurisht nuk janë aspak pjesë e apo në kuadër të botës që ne duam, dhe ku duam të jetojmë dhe që natyrisht janë në kundërshti me zgjedhjen tonë. Serbia vërtetë e ka prishur punën jo atë ditë që ndodhi Banjska, por të nesërmen, kur presidenti Vuçiç e shpalli ditë zie për ata që e kryen sulmin”, tha Rama.

Ora 19:40
'Plani franko-gjerman mjaft i qartë', Rama: Kosova të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes, pastaj BE e SHBA të merrën me Serbinë

1708196958_2d9f48acee3e48bfb057b4e699028c15.jpg

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tha se Prishtina zyrtare duhet të bëjë pjesën e saj dhe të lërë BE dhe SHBA të merren me Serbinë.

Sipas Ramës, është shumë e rëndësishme që Kosova të kuptojë se nuk është vetëm, por është me BE dhe SHBA dhe duhet të bëjë pjesën e saj në planin franko-gjerman, pavarësisht nga veprimet që bën Serbia.

“Por, s’duhen harruar ato që janë objektivat, dhe ku duhet të qëndrojë Kosova. Nuk duhet harruar kjo. Dua të them atë që është për t’u thënë. Kosova nuk po negocion me Serbinë, por po negocion me BE dhe SHBA, siç ne po negociojmë me BE. Çfarë dua të them se ka një plan franko-gjerman, që është mjaft i qartë, ka gjëra që duhet t’i bëjë njëra palë, dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër. Pse duhet që Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbaj anën e saj, të nënshkruajë 1, 2, 3, 4 apo pesë gjëra, të bëjë pjesën e saj dhe t’i lërë ata të merren me palën tjetër. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq”, shtoi Rama.

“Sepse në këtë kontekst, nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, por ka të bëjë me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon, për të thënë që ata po bëjnë këtë, atë tjetrën dhe pse jo. Ti bënë pjesën tënde. Ne në Shqipëri, dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet të i bëjmë për të qenë së bashku në këtë komunitet. Kur ndonjëherë kur marrin vendimin, që sikur s’më duket i drejtë, nuk na takon që në këtë rast të bëjmë diçka të gabuar, na duhet të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi dhe shprehjen e Blinken në Tiranë.

“Ashtu siç Sekretari Blinken tha: Ne jemi krah për krah në kohë të mira dhe në kohë të këqija, në kohë të lehta dhe kohë të vështira. Kjo  është dhe qasja ime. Kemi fqinjë, që janë në BE. Dhe ato duhet të mos harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh dhe marrëdhëniet e fqinjësisë, kanë një detyrim më shumë për të përfaqësuar atë që përfaqëson BE dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë. E njëjta gjë për ne, për Kosovën dhe Serbinë. Serbia duhet të vendosë. Por, Kosova nuk ka asgjë për të vendosur, është vendosur, është një vend pa dyshim në këtë komunitet me BE dhe SHBA”, nënvizoi ai.

Ora 19:27
'Kam trauma me organizime dasmash, nusja s'erdhi kurrë', Rama për integrimin në BE: Nuk po mendojmë për datë, s’kemi nxitim, të bëjmë detyrat

Ne duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë pastaj të mendojmë për një datë për integrimin në BE. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sigurisë në Mynih kur u pyet për procesin e integrimit. 

“Unë mendoj, pikë së pari, që nuk duhet të mendojmë asnjë datë, nuk duhet të mbajmë data në mendje, sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, çdo gjë ishte e caktuar, por nusja nuk erdhi kurrë.

Na erdhi vetëm një letër që ishte raporti i progesit, ku thuhej iu dashurojmë, por vazhdoni të punoni sepse nuk jemi ende gati të flasim. Asnjë datë. Nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjmë me ne. Asnjë nxitim. Negociatat janë transferimi më produktiv, i jashtëzakonshëm i njohurive që një vend mund të marrë për t’u shndërruar me institucione funksionale. Nuk duhet të nxitojmë, duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë. T’i bëjmë vendet tona njësoj si vendet anëtare.

Nuk mendoj se mënyra sesi procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Ashtu siç është konceptuar, është ose asgjë, ose gjithçka. Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës sesi kjo marrëdhënie do të zhvillohet, diçka e cila duhet të jetë midis, gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë për këdo, që do të ishte katastrofë nëse Evropa do të ishte si është sot. Janë 27, dhe mezi vendosin, imagjinoni tani të hyjnë edhe 6 nga Ballkani", tha Rama.

 

Ora 19:17
Rama batuta për Greqinë: Kur them kafe turke mos u keqkuptoni, e thashë se ka shumë në Gjermani! Fund praktika, vendi në tyrezën e BE levë ndaj fqinjëve

Gjatë Konferencës së Sigurisë e cila po mbahet në Mynih Kryeministri, Edi Rama nuk ka kursyer batutat kur është pyetur për raportet me Greqinë dhe kërcënimet e tyre për vendosjen e vetos ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai përmendi kafen turke në përgjigjen e tij por në fund e sqaroi se e tha për faktin se në Gjermani ka shumë turq.

Kryeministri Edi Rama: Së pari më duhet të them që po kërkoni ekspresin e pamundur, këtu në Gjermani do ta zbatoj këtë ekspres. Në fakt këtu më shumë se ekspres është kafe turke.

- Po mund ta bëjmë dhe kafe turke.

Kryeministri Edi Rama: Kjo kafe do të përbehej nga uji që do të thotë se çdo gjë do të jetë në rregull, nga një lloj mase kafe që nënkupton, shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut sepse herën e fundit që ishim në çift nuk na lejuan asnjë hap tjetër për shkak të një situate që na u tha, që s’lidhej  aspak me Shqipërinë, por që kishte lidhje me një vend tjetër me Bullgarinë konkretisht. Duke qenë se ne i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit. Unë mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pas zierja e këtij uji me këtë masë pluhuri kafe që bëhet gati për tua dhënë tani është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i Bashkimit Europian që nuk është gjendje t’i jap fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Europian si një levë kundër fqinjëve dhe kjo është gjëja më antieuropiane e mundshme.

Natyrisht pastaj pasojat bien në vetë këto vende sepse kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin, që ndez më shumë ato çka janë gjepura dhe ndërkohë jemi në këto kohë kur nacionalizimi dhe këto gjepura mund t’ia dalin me sukses.

- Parashikoni ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata na ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka, por jo. Ne e duam Greqinë! Në asnjë mënyrë nuk na hidhni dot në konflikt me Greqinë.

- Po nuk e përmendet kafen. Nuk thatë kafe greke, thatë kafe turke.

Kryeministri Edi Rama: A është një kafe tjetër që mund të marrim, sepse ende nuk është zgjidhur nëse është greke apo turke. Dhe kur thashë kafe turke, e thashë sepse ka turq në Gjermani, por jo se nuk është kafe gerke. Kështu që u them miqve të mi grek mos e keqkuptoni kafen.

- Jo, do të zbatoj rregullin e kafes greke. President, po vazhdoj me ju...

Kryeministri Edi Rama: E shihini ata janë në pararojë e kanë mikrofonin tek kollarja. Ata besojnë se janë më parë se ne për tu integruar.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turkaegean: 18/02/2024 08:24

    Kjo kafja greke tamam si kafja turke. Një fytyrë një racë, kot zihen. Le t'a quajnë kafe Shqiptare.

    Përgjigju
  • tani: 18/02/2024 05:04

    greku eshte si gjarpri ne gji...ai duhet vrare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve