'Kam pirë kokainë me babanë tim', aktorja e njohur rrëfen detaje të errëta nga jeta e saj

'Kam pirë kokainë me babanë tim', aktorja e njohur rrëfen detaje të errëta nga jeta e saj

Jamie Lee Curtis

Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, tashmë në moshën 60-vjeçare, në një intervistë të gjatë për “Vanity” është shprehur se ka qenë një e droguar.

Në moshën 40- vjeçare ajo u përpoq që të kurohej në qendra rehabilitimi

Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe marrëdhënjen e vështirë me babanë e saj Tony Curtis.

E lindur në një familje të njohur, Jamie Lee Curtis çau e vetme në industrinë e argëtimit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë.

Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.

“E dija që babai im kishte një problem sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën. Ishte një periudhë, gjatë së cilës, vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21 vjeçare pas një mbidoze heroine”, ka thënë Curtis.

Babai i saj Tony Curtis, ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 85-vjeçare për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.

Jamie me babanë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë