'Kam plan për mbrojtjen e votës', Meta: Do i merrni vesh shumë shpejt hapat! Debati me Ramën për sjelljen me gratë? Unë nuk kam prekur gazetare me dorë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta sulmoi sërish Reformën në Drejtësi duke e cilësuar atë të kapur. Si shembull për të treguar se kjo reformë tha se mjafton të shihet çfarë ndodhi pas përplasjes në zyrat e FRD-së, ku nuk ka asnjë të proceduar si edhe katandisjen, siç ai e quajti dosjen e Shijakut dhe Dibrës për krimet zgjedhore.

Nga sheshi "Nënë Tereza", ku doli në mbështetje të shoqërisë civile për Lumin Vjosa, Meta tha se shumë shpejt do të prezantojë planin e tij për mbrojtjen e votës më 25 prill. Ai u bëri thirrje forca politike të mbajnë duart larg votës së shqiptarëve.

"Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën. Prandaj jemi në këtë situatë. Niveli i funksionimit të shtetit dhe respektimit të Kushtetutës është katandisur në këtë situatë që e di gjithë bota. Kështu që të gjithë t'i mbajnë larg duart nga votat e qytetarëve shqiptarë, të gjithë kontribuojnë për fushatë evropiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është shumë mirë që përveç partive kemi mundësinë që të shprehemi edhe për kandidatët. Drejtuesit e forcave politike të promovojnë njerëz me dinjitet dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit", tha Presidenti.

Ndërkohë që sa i përket përplasjeve me deklarata për çështjen e sjelljes me gratë dhe vajzat, Meta tha se ai njihet që është i respektueshëm, por nuk ka të njëjtin mendim për kryeministrin Edi Rama. 

"Nuk është ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta. Jo vetëm kaq por përkundrazi ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me ju. Ju e dini kush bën presione ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje të cilat nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës apo nga pronarët e mediave. Kur rekomandime të tillë vijnë nga një person që dihet se si është sjellë me gratë dhe vajzat dihet që është shumë qesharake dhe është për të spostuar vëmendjen, që është ai i vënies dorë mbi zgjedhjet. Nuk ka sondazh të blerë dhe nuk ka plan djallëzor dhe monstruoz që deformon qytetarët shqiptarë", tha Meta.

Deklaratat e tij nuk i bëri nga Presidenca siç ka ndodhur herët e fundit, por nga sheshi "Nënën Tereza" ku doli krah shoqërisë Civile në kërkesën e tyre për të shpallur Vjosën, Park Kombëtar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Lumi Vjosa, Meta: Ta mbrojmë nga dëmtimi i mëtejshëm (VIDEO)

Presidenti Meta doli sot nga sheshi 'Nënë Tereza' p;ër të mbështetur shoqërinë civile, të cilët kërkojnë shpalljen Park Kombëtar të të gjithë lumit Vjosa.

Meta tha për mediat se lumi është dëmtuar jo pak deri tani dhe duhet mbrojtur në vijim.

"Është  një detyrim për mua si Presidenti i Republikës që të jem në përkrahje të vendosur të shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit dhe njëkohësisht të jem në sintoni të plotë me 36 organizata evropiane dhe botërore që janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtjen e lumit Vjosa që kërkojnë shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjithë degëve të tij pasi është një pasuri e kontinentit tonë. Është dëmtuar jo pak deri më tani por jemi ende në kohë për të ndaluar çdo dëmtim të mëtejshëm", tha Meta.

 

Ora 12:19
‘Kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi’, Meta i përgjigjet Ramës: S’mund të jetë më e kapur se ç’është! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ka thënë se Meta kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi. Përgjigjia e Metës lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit është se sipas tij Reforma s'mund të jetë më e kapur se ç'është tani.

“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi si mund të jetë më shumë se kaq, vetëm rasti që përmendëm më parë, a ka një të proceduar(perplasja te FRD). Së dyti ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shiakut dhe të Dibrës.

Nga peshkaqenët që ishin aty, të cilët janë akoma në listat për deputetë, kaloi te disa cironka. Është njësoj si me çështjen e drogës. Në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e trafikut të drogës, nëpër burgje keni ata që janë kapur me 2-3 gram kanabis”, tha Meta.

Ora 12:18
Përplasja te FRD, Meta: Dhuna në praninë time tregon se banda do të nënshtrojë institucionet! Presidenca, një kala e papushtueshme (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka folur për përplasjen me policinë bashkiake për zyrat e FRD. Ai ka thënë se dhuna e udhtruar sipas tij nga ana e policisë bashkiake në praninë e presidentit, tregon se kemi të bjëmë me një bandë që kërkon të kapë institucionet. Por këtu shtoi se presidenca është një një kala e papushtueshme.

“Sot duhet të ishin marrë në ndjekje penale të paktën për shpërdorim detyre përveç zgjidhjen me vetëgjyqësi. Këto gjëra zgjidhen me marrëveshje mes dy palëve ose në gjykatë. Të ushtrosh dhunë me persona civilë dhe në prezencë të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënështrojë çdo institucion. Presidenca është një kala e papushtueshme në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet. Falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të marsit do të rivendposet demokracia në të gjitha institucionet”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 17/03/2021 18:21

    OR PALACO I SKRAPARIT ,,,,kujton se nuk te kupton populli qe je i rrezikuar nga reforma ne drejtesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen