GREQI- Një shqiptar me banim në zonën Limasol është shpallur në kërkim, pasi ka mashtruar 3 familje greke, duke u marrë 14 500 euro, pasi paraqiste një problem shëndetësor të vëllait.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari me inicalet G.C, u mori 14.500 euro 3 familjeve greke, me arsyetimin se vëllai i tij ishte në Shqipëri, duke u përballur me një problem shumë serioz për jetën dhe duhej të transferohej në një spital të Athinës, për një operacion.
Gjithçka ishte zbuluar kur vëllai i shqiptarit kontaktohet prej viktimës së fundit dhe aty familja greke mori vesh se ai ishte shëndoshë e mirë. Tashmë shqiptari është shpallur në kërkim nga Interpol Athina.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

u merr 14 500 euro 3 familjeve greke">