Kambana 400-vjeçare shitet
jashtë Shqipërisë për 500 mijë lekë

Kambana 400-vjeçare shitet<br />jashtë Shqipërisë për 500 mijë lekë
Kambana e Kishës së fshatit Mërqi, me vlera historike e prodhuar 400 vjet më parë nuk do të gjendet dot. Gjurmët e saj, tashmë janë zbehur sepse kanë kaluar më shumë se dy muaj pas raportimit të banorëve lokalë për grabitjen e saj. Megjithatë policia e qarkut të Lezhës arriti së paku të arrestojë dy ditë më parë tre të rinjtë që e grabitën. Pas dy muajsh hetimesh nga kjo polici është vërtetuar se të rinjtë Kreshnik Simonaj 31 vjeç, Dorjan Prendi 26 vjeç dhe Bledar Simoni 31 vjeç e kanë vjedhur dhe e kanë shitur kambanën antike vetëm për 500 mijë lekë të reja në një vend fqinj. Kisha ku ruhej kjo kambanë, ka po ashtu vlera historike, sepse aty është mbajtur Kuvendi i Arbërit.

"Ishin përgjimet telefonike të cilat zbardhën vjedhjen e kambanës së Kishës. Përgjimet e bëra me urdhër të prokurorisë ishin efikase, duke shmangur një tjetër vjedhje të cilën kishin ndërmend tre të rinjtë, duke synuar vjedhjen e Kambanës së Kishës së Dajçit në rrethin e Lezhës" tha drejtori i policisë së qarkut të Lezhës Muharrem Furriku.

Ndërkohë ai tha për "Shqiptarja.com" se "kërkimi i saj ka qenë intensiv duke qenë se ishte vepër monument kulture dhe vepër arti". Por për fatin e mëtejshëm të kësaj kambane duket se ka pak shpresa. Drejtori i policisë së qarkut të Lezhës Muharrem Furriku, tha se "për të kërkuar më tej do të duhet të hyjë në lojë Interpoli për të bërë lëvizjet e tjera për të gjetur kambanën e Kishës Mërqi dhe për ta vendosur atë në vendin e vet". Për këtë çështje sipas policisë, priten edhe arrestime të tjera. Policia vlerëson efikasitetin e menjëhershëm për të parandaluar vjedhjen në Kishën e Dajçit. Sipas policisë, të rinjtë dyshohet se janë përfshirë edhe në vjedhje të tjera në zonë, ku si objekt më së shumti ata kanë pasur objektet e kultit, të cilat janë raportuar të humbura gjatë këtyre viteve, nisur edhe nga vlera monetare që ata i shisnin në tregun vendas. Tashmë të tre autorët e vjedhjes janë në pranga.

HISTORIA E GRABITJES SI U SHIT 2 MUAJ ME PARE
Blutë e komisariatit të Lezhës kanë arrestuar 3 të rinjtë nga fshati Mërqi, ndërsa pohojnë se kanë gjetur edhe destinacionin e kësaj vepre arti, e cila është shitur për 500 mijë lekë të reja në një shtet fqinj të vendit tonë. Dihet se kambana tërësisht prej bronzi dhe me një peshë prej afro 300 kilogramësh është çmontuar që më 10 qershor qershor dhe u grabit nga persona që policia i deklaroi atëherë "të paidentifikuar". Për nga vlerat dhe rëndësia e saj, kisha e Mërqisë në Komunën e Kallmetit në Lezhë është radhitur si një Monument Kulture që Mbrohet nga Shteti, por ruajtja e këtyre vlerave nga vjedhja ka qenë e pamundur. Policia u njoftua që në atë kohë nga banorët e zonës, të cilët nuk mundën t'i vinin gishtin njeriu për këtë vjedhje të rëndë. Gjatë kësaj periudhe burime të Drejtorisë së Policisë së Lezhës kanë bërë të ditur për "Shqipëtarja.com" se ende nuk kishte pasur asnjë person të dyshuar për këtë grabitje, ndërkohë që kanë pohuar se kanë kërkuar edhe në pikat e skrapit, pasi nuk "ishte hera e parë që hajdutët ordinerë disa objekte me rëndësi muzeore t'i çonin pikërisht në këtë destinacion", kanë theksuar burimet. Megjithëse policia kishte kërkuar njërën nga pistat, ajo ishte duke hetuar edhe pistën tjetër, duke hetuar kontingjentin e zonës për këtë vjedhje të rëndë. Kështu ajo nuk e përjashtoi edhe mundësinë e trafikimit të kësaj kambane jashtë Shqipërisë derisa ra në gjurmët e grabitësve. Megjithëse kjo pistë rezultoi të ishte e duhura, autorët e kapur me vonesë e kanë sjell dëmin. Kambana monument kulture e shitur vetëm për 500 mijë lekë të reja rezulton e humbur.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt