‘Kambanë alarmi’ Silva Bino flet nga Kukësi për situatën e COVID: Zgjatja orës policore solli ulje të rasteve, nga e hëna do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë

‘Situata e COVID është shumë shqetësuese dhe duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara për parandalimin e pandemisë së koronavirusit’

Kështu bëri më dije shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga qyteti i Kukësit, teksa ishte e pranishme, pasi nisi sot procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në këtë qytet.

Bino tha se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID, dhe shtoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situate dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

Bino nënvizoi faktin se duhet të evitohen grumbullimet dhe njerëzit të mos ulen shpesh nëpër kafene pasi janë burim infeksioni.

‘Procesi i vaksinimit nisi në Kukës me mjekët infermierët e spitalit dhe qendrave shëndetësore, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme vaksinimi për personelin shëndetësor por ndoshta dhe më tej dhe për Hasin dhe Tropojën dhe për tu shtrirë më tej dhe pas në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha qendrat shëndetësor. Ky është hap i parë personeli shëndetësor, pastaj do të vijojë me grupet e tjera. Ky proces nuk do të ketë ndërprerje sipas dozave dhe vaksinave që do të vijnë. Të gjitha vaksinat janë vaksina të sigurta të cilat janë të aprovuara nga agjenci të rëndësishme me reputacion ndërkombëtar dhe që janë aprovuar edhe nga agjencia jonë e barnave. Ne jemi këtu ISHP shkon në çdo ven diku fillon vaksinimi. Kemi vaksina të sigurta dhe proces vaksinimi të sigurt. Numri i personave të prekur është shqetësuese. Situate po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës.

E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situate është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë.’- tha Bino.


Lajmi kryesor:

Nis vaksinimi i bluzave të bardha në Kukës, Bino: Situata e COVID është shumë shqetësuese, nga e hëna do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë (VIDEO)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar