Kame: Trebicka luajti rolin e fundit
 duke e ditur që ishte me kance

Kame: Trebicka luajti rolin e fundit<br /> duke e ditur që ishte me kance
“Të gjithë me huqe”, komedia e fundit e aktorit Roland Trebicka që ka luajtur në Teatrin Kombëtar, është shfaqur dje në Teatrin Kame në Ibë me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe personaliteve të njohura të kulturës.

Aktiviteti që u mbajt ishte më shumë se një shfaqje, një homazh për regjisorin Trebicka me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Teatër Kame.

te gjithe me huqe

"Kisha një lloj detyrimi për një aktor brilant që edhe pse nuk është midis nesh fizikisht ai vërtet është çdo natë në shtëpitë tona, ne qeshim me atë. Dhe kjo është e jashtëzakonshme," tha regjizori Kame.

gezim kame

 Pas prezantimit në oborret e teatrit Kame të kostumeve që veshi Trebicka në role, u dha dokumentari me dedikime të kolegeve dhe me batutat më të bukura të aktorit, që i riktheu të qeshurat publikut.
 
Më pas në skenë u ngjit premiera “Të gjithë me huqe” me regji të Gëzim Kames dhe me lojën e aktorëve Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Arjola Basho.

te gjithe me huqe

Aktori i talentuar Genci Fuga e ka interpretuar më së miri rolin e taksistit, por kush nuk nuk do ta pranonte se mungesa e Trebickës në skenë ndihej. Nje mungesë e tillë na thotë se Roland Trebicka i kishte të gjitha çka do të dëshironte çdo aktor, ishte i papërsëritshëm.

te gjithe me huqe

te gjithe me huqe

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy