Kamera e helikopterit, kërkohet
 ndihma e ekspertëve të huaj

Ekspertët shqiptarë nuk kanë mundur të rikuperojnë pamjet filmike të kamerës së bordit nga helikopteri AirBus “EC-145” rrëzuar më 6 prill në Liqenin e Shkodrës. Për të rikuperuar filmimet e xhiruara nga memoria që shihni në këtë foto grupi hetimor ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë me anë të kompanisë “Eurocopter” autoriteteve gjermane. Pjesa e kutisë së memories së kamerës së bordit të helikopterit u gjet nga zhytësit e RENEA-s 3 ditë më parë dhe i është dorëzuar grupit hetimor ku bëjnë pjesë Prokuroria, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia.

Ndërkohë televizioni “Report Tv” ka sjellë 3 foto të shkrepura pak minuta para rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës. Siç dhe shihni në këto foto ajo që bie në sy është lartësia e ulët e fluturimit çka është konfirmuar dhe në dëshminë e ushtarit të mbijetuar Gerald Baramuca. Dy foto janë shkrepur në zonën e Dibrës, ndërsa ajo ku helikopteri duket shumë afër me banesat, është shkrepur në fshatin Grizhë, në Malësi të Madhe. Ndërkohë në një takim këtë të hënë në bazën ajrore të Farkës e shoqëruar dhe nga Shefi i Shtabit Jeronim Baze, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se po bëhet më e mira për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Kamerat në Gjermani
Kamera është instaluar për të filmuar vetëm panelin instrumentor të helikopterit dhe regjistron me audio çdo bisedë që bëhet në bordin e tij. Burimiet thonë se ekspertët e kompanisë së prodhimit të helikopterit nuk kanë trajnuar ekspert shqiptar për hapjen e kësaj kamere, çka është parë e nevojshme ardhja e ekspertëve të huaj në Shqipëri. Por edhe me mbërritjen e  ekspertëve dhe nxjerrjes nga bordi i helikopterit të kësaj kamere sigurie, ata nuk kanë arritur të rikuperojnë pamjet dhe zërin që ndodhet i regjistruar.

Çka është parë e nevojshme dhe po diskutohet që këto karta dhe hardisku i kamerës të dërgohet për ekzaaminim në Gjermani. Sipas ekspertëve kamera, edhe në momentin e parplasjes, është programuar që të fotografoi gjendjen e fundit të panelit instrumental, për të treguar se si ka qenë gjendja e helikopterit në momentin e përplasjes. Kjo kamer, thonë burimet filmon gjatë gjithë kohës që helikopteri është i ndezur deri në momentin e fikjes dhe është i vendosur brenda disa kutive plastike rezistent ndaj ujit ku pamjet e filmuara dhe zëri nuk dëmtohen apo shkatërrohen edhe nga thyerja.

Ende s’dihet shkaku i rrëzimit
Burimet thonë se ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i rrëzimit të helikopterit, por ekspertët e Forcave të Armatosura mendojnë se janë tre opsione. Ajo e gabimit njerëzor gjatë pilotimit, një gabimi teknik ose të dy këto së bashku që çakordojnë sistemin elektronik të helikopterit. Nga ana tjetër, nëse ekspertët konstatojnë se rrëzimi i helikopterit ka qenë si pasoj e problemeve teknike, kompania e prodhimit përveç se duhet të pezulloi prodhimin e këtyre lloj helikopterëve, duhet të dëshmpërblej qeverinë shqiptare edhe humbjen e jetës së dy pilotëve që tashmë janë shpalur dëshmor të kombit.


kutia e zeze e helikopterit me logo report
(Kamera e bordit gjetur ne Liqenin e Shkodrës)


helikopteri diber
( Helikopteri mbi banesat në fshatin Grizhë, afër Liqenit të Shkodrës)



helikopteri diber
(Helikopteri gjatë fluturimit në Dibër)
helikopteri diber
(Helikopteri gjatë fluturimit në Dibër)


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune