Kamera RAI-it në Lazarat, tregon
trafikun e madh të marijuanës

Kamera RAI-it në Lazarat, tregon<br />trafikun e madh të marijuanës
GJIROKASTËR- Televizioni italian RAI ka depërtuar në “muret rrethuese” të Lazaratit, vendin e shumë përfolur edhe në Europë.

Videoja është filmuar nga gazetari i RAI-t Giacinto Pinto, i emisionit “Porta a Porta” që ka bërë disa takime me vendasit.

Ai tregon se fshatin Lazarat prodhohet një sasi e madhe marijuane që tregtohet në të gjithë Europën. “Gjithmonë e më shumë  lënda narkotike depërton edhe në Itali me mjete gjithnjë e më të sofistikuar’, thotë gazetari.

Ai është takuar edhe me kreun e komunës, Dash Aliko që shprehet se në Lazarat janë disa magazina me marijuanë, masa e të cilëve ai nuk ka dijeni se ku përfundon.  
Bashkëfshatarët e mi për të rritur fëmijët janë të detyruar të kultivojnë drogën. Nuk kanë mundësi të tjera.

"Ne po kërkojmë mundësi të tjera ekonomike”, ka thënë ai.

Siç shikohet në pamje, dhe siç tregon gazetari, banesat që në hyrje të fshatit janë të rrethuara me murre të larta. Në hyrje të Lazaratit janë të vendosur  fugonë që presin furnizimin dhe më pas kryejnë transportin e shumë tonëve marijuanë. Transporti i hashaisit, kryhet edhe me kuaj.

Sipas gazetarit italian, 9 në 10 familje merren me kultivimin e marijaunës. Në fusha punojnë fëmijë, gra dhe të moshuar që paguhen 10 euro për 12 orë punë. 1 kilogram hashash shitet 300 euro.

Gazetari një takim e pa pasur edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Tahirit, “Lazarati nuk duhet sulmuar por duhet shpëtuar. Një aksion policie nuk mjafton, pasi problemet do të nisin që të nesërmen serish.

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim