Kameramani i A1 Report filmon
dhunën e policisë, dhunohet

Vlorë – Operatori i Tv A1 Report është dhunuar teksa ishte duke bërë detyrën e tij dhe po filmonte procesin e numërimit të votave në Pallatin e Sportit në Vlorë. Ndërkohë që operatori ishte duke filmuar procesin e numërimit, ka parë një rast dhune ku një polic ishte duke u konfliktuar me një person tjetër.

Menjëherë operatori i A1 Report nxitoi të filmonte incidentin mes policit dhe qytetarit dhe në momentin që polici e ka parë që ishte duke filmuar e urdhëroi që të mos regjistronte duke ushtruar dhe dhunë fizike.

Operatori ishte duke filmuar me telefonin e tij, të cilin i’a ka marrë polici dhe i ka fshirë të gjitha regjistrimet e filmuara. Më pas e ka kërcënuar se do ta shoqëronte në komisariat, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ky nuk është incidenti i parë dhe i vetëm që ndodh në raste zgjedhjesh. Ditën e djeshme, gazetarët dhe grupi i xhirimit të Top – Channel u dhunuan në qytetin e Laçit.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve