Grabitja e rreth 1 milionë euro në zonën e ngarkimit të dërgesave postare në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, është filmuar nga kamerat e blindit që transportohet të hollat. Kjo ka ndihmuar Policinë e Shtetit, por edhe grupin hetimor që po heton grabitjen spektakolare, që të ndërtojnë identiktin e autorëve.
Në videon ekskluzive të siguruar nga Report Tv duket itinerari i pjesshëm i makinës së grabitësve nga momenti i hyrjes në portën Cargo, përshkimi i aeroportit dhe më pas dalja nga aeroporti pasi kanë kryer grabitjen.
Sipas Policisë, dy nga grabitësit janë të moshës nga 25 deri 35 vjeç, me fizik të dobët dhe me gjatësi nga 1.65 cm deri 1.80 cm. Ndërsa personi i tretë, është i shkurtër rreth 1.60 deri 1.70 cm, me trup të shëndoshë dhe i moshës mbi 35 deri 40 vjeç.
Kanë qenë kamerat e automjetit që transportonte paratë e bankës ato që kanë ndihmuar Policinë në krijimin e këtij profili të grabitësve. Ndërsa koncensionari dhe kompania private ICTS nuk kanë vendosur kamera sigurie në zonën Cargo të aeroportit, ku ngarkohen dërgesat postare dhe paratë në avion.
Tjetër fakt konkret ky që flet për sigurinë e brishtë të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, perimetri i të cilit thyhet lehtësisht në mes të ditës, grabitet një shumë e konsiderueshme parash dhe autorët largohen të pashqetësuar në "drejtim të paditur".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com