Shërbenin si 'sytë e krimit', grupet kriminale nisin vetë çmontimin e kamerave! Saimir Taullau nën hetim, vëzhgonte lëvizjet në Lushnjë

Kur operacioni “Fijet” ka tashmë 15 ditë që ka nisur, i shtrirë në të gjithë vendin për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme për të vëzhguar rivalët dhe Policinë e Shtetit, një pjesë e autorëve të tyre, të informuar për kontrollet, po i tërheqin vetë. Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije se në disa zona të vendit, në të cilat më herët ka pasur informacione dhe indicie për kamera të paligjshme, nuk gjenden më të instaluara. Ata që i kanë vënë më herët kanë vendosur t’i heqin vetë, në fshehtësi, duke shmangur në këtë mënyrë hetimin nga policia.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Saimir Taullau është një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave të paligjshme në qytetin e Lushnjës. Ai nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi i shpëtoi një atentati mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Ndërkohë deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen. Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.

Në qarqet që tashmë ka përfunduar operacioni bie në sy çmontimi i një numri modest të tyre në qytete që konsiderohen me përqendrim të lartë të atentateve me natyrë mafioze si Vlorë dhe Fier, përkatësisht me nga 16 dhe 5 kamera. Surpizë në kontrollet e deritanishme konsiderohen Korça dhe Pogradeci, në të cilat në total janë çmontuar 39 kamera dhe lehtësisht të pritshme numri modest në Gjirokastrës dhe Dibër me vetëm 3 dhe 1 kamerë. Primatin vijon ta mbaj Shkodra dhe burimet e policisë pohojnë se numri 59 që është aktualisht mund të rritet pasi në Kryeqendrën e Veriut ka akoma ‘survejim’ nga eksponentë kriminal. Në total, deri në këtë fazë të operacionit “Fijet” janë sekuestruar 185 kamera sigurie, për të cilat po hetohen në gjendje të lirë 24 persona, kryesisht persona me të shkuar kriminale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Kamerat spiune në Lushnje, një prej autorëve dyshohet të jetë Saimir Taullau! Avokati: Nuk ka asnjë lidhje! Jemi të hapur për çdo hetim

1675009568_saimirtaullau.JPG

Një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave të paligjshme në qytetin e Lushnjës, të cilat janë çmontuar në kuadër të operacionit "Fijet", është Saimir Taullau, ndaj të cilit ka nisur hetim në gjendje të lirë për rastin. Pas këtij aksioni që po shtrihet në të gjithë vendin për të hequr kamerat që përdoren nga eksponentë kriminal që vëzhgojnë grupet rivale dhe policinë, reagon avokati mbrojtës i Saimir Taullaut. Avokat Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/01/2023 00:05

    Duket qe i kane hequr vete qe t'i rivendosin prape kur policia te ktheje krahet dhe t'a harroje kete histori,sic ndodh me cadrat pa leje ne plazh,qe cdo vit i heq policia e vitin tjeter perseritet historia.Dhe pse thoni i kane hequr ne fshehtesi?! Ata nuk jane njerez te padukshem dhe ne te njejtat zona duhet te kete dhe kamera te ligjshme qe mund t'i kene filmuar te zotet e kamerave te paligjshme duke i hequr.Shteti te hetoje.

    Përgjigju
  • ditmiri: 29/01/2023 21:48

    ta marre vesh populli se cfare shteti kemi....shtet leshi...

    Përgjigju
  • Lokale - Hotel - Restorant: 29/01/2023 18:45

    Hiqni cdo kamera qe skane lidhje me policine Po keni moral si shtet, se eshte mbush cdo cep me kamera, As biznese as rruge asgje... Ose lejoni te gjithe te vene kamera! Jo njeri i nenes tjetri i njerkes !!! Se i keni lagjet full me kamera kriminelesh Dhe asnje ska bythe me fol e me i shku as 100 m afer zones tij Se marrin rrogen cdo muaj te kriminelet.

    Përgjigju
  • selma: 29/01/2023 18:18

    Kamera te paligjshme? Cfare, ekzaktesisht, e ben nje kamera te vendosur ne ambiente publike te ligjshme, perkundrejt te paligjshme? Pyes sinqerisht.

    Përgjigju
    • Or tej: 30/01/2023 06:45

      Mos ju fut aq thelle or teeeejjjjj

  • Endir: 29/01/2023 15:51

    I hoqen vet ? Apo i than ti hiqnin , vjen si era dekonspirim .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re

E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re