Lushnje/ I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares, plagoset në atentat biznesmeni Saimir Taullau

LUSHNJENjë atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë. I plagosuri është Saimir Taullau, 47 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën . Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij. Mësohet se autorët e atentatit ndaj tij kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me motor drejt Elbasanit. Ata kanë qëlluar me automatik nga motori. Sic shihet edhe në foto, plumbat kanë prekur xhamat e lokalit. Fatmirësisht, Taullau ka marrë vetëm një plumb. Shqiptarja.com ka mësuar se Saimir Taullau është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve në muajin korrik. Shqiptarja.com ka siguruar foto e Taullaut, dhe është personi që shihni më poshtë.

Saimir Taullau, i plagosuri nga atentati në Lushnje

Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares. Atentati ndaj Saimir Taullaut vjen 13 vite pas vrasjes. Shqiptarja.com ka mësuar se po hetohet mbi dy pista që janë konfliktet e vjetra mes grupeve rivale dhe një prishje e mundshme e pazareve të drogës. Për këtë arsye, drejt Lushnjes janë nisur edhe forcat RENEA për të kapur autorët.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut", është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim