TiranëNjë 2 vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një mjet në Fushë-Domje të Tiranës pasditen e sotme (8 mars).

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, teksa fëmija ka qenë në oborrin e banesës dhe dyshohet se ka dalë në rrugë pasi ka qenë duke luajtur. Sapo ka dalë në rrugë, një mjet C Class ka qenë duke lëvizur me shpjetësi dhe e ka përplasur.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë familjarët e tij që e kanë dërguar të miturin në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si 57-vjeçari Ylber Manarkolli, është arrestuar më vonë nga policia, i cili mësohet se është edhe banorë i zonës.

"Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2- vjeç, të cilin e ka aksidentuar një automjet. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Ylber Manarkolli, 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin", njofton Policia e Tiranës.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.